Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 32-vjeçari 

Një 32-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor, ku shtetasi E. D., 32 vjeç ka qenë në banesën e tij në momentin e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

3 zjarre njeherazi ne Vajkan,Levan dhe Pish -Poro te Fierit

Tre zjarre njëkohësishtë në tre vende të ndryshme kanë rënë disa minuta më parë raportohen nga reparti zjarrfikës në Fier
Zjarri i parë ka rënë në afrësi të kodrave të Vajkanit e Mbrostarit, zjarri i dytë në PishPoro të njësisë administrative Levan si dhe zjarri i tretë në kodrat me ullinjë e shkurre ne Levan në afërsi të banesave të lagjes rome.

Shefi i reparitit zjarrfikës pohonë se më e rëndë situata është në zjarrin me kodra me ullinjë në Levan ku rezikohen disa banesa në lagjen rome. Zjarret favorisohen nga era e forte por edhe terreni per tre zjarret është i vështirë.
Zjarrfikse nga Fieri Patosi Rroskoveci kanë shkuar për të shuar flakët bashkë me ekipet e tyre të punës

Humb jetën i riu shqiptar në Greqi,e tërhoqi ekskavatori zvarrë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak pas orës 10:00 të së premtes në Agrinio të Greqisë, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën në vendin e tij të punës. 

Ngjarja ndodhi në konkretisht gjatë një procesi pune në Rema Rebelia. Mediat greke raportojnë se 24-vjeçar shqiptar, si për ironi e kishte ditën e tij të parë të punës, si punëtor i një kompanie kontraktore që kishte marrë përsipër kontratën në Rema Rebelia, ndërsa është tërhequr zvarrë nga një ekskavator. 

Ndërkohë, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Grabitje në disa banesa në Itali,arrestohen 3 shqiptarë

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje. Mediat vendase shkruajnë se ndalimi i tyre është bërë në zonën e Brescias, ku në pranga kanë rënë dy shtetas 26 vjeçar dhe një 25 vjeçar.

Autoritetet italiane theksojnë se këto janë sit ë dyshuarit kryesor për kryerjen e një sërë vjedhjesh banesash, të cilat dyshohet se janë “kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin në provincat e Veronës dhe Trentos në muajt nëntor dhe dhjetor 2022.

Mbi të arrestuarit rëndon edhe akuza e armëmbajtjeve pa leje

Tregtonte bombola me azot dhe i reklamonte në rrjetet sociale, pranga të riut

Tregtonte bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) dhe i reklamonte në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’i blerë ato, në tabakinon e tij, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. “Më mirë të blini këtë, se tullumbacet”, dëgjohet në sfond i riu teksa reklamon produktin e tij, edhe pse i ndaluar me ligj. 

“Sekuestrohen bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. 21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mashtronin të huajt të investonin në bursa fiktive përmes Call Center, 2 të arrestuar 

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Momentum”.

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihet në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, të katërt admininstratorë të një subjekti call center.

Sekuestrohen 68 000 euro, njësi kompjuterike, celularë, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Momentum”.

Si rezultat i këtij operacioni:

–  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. K., 27 vjeç, dhe M. K., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë;

– u shpallën në kërkim shtetasit J. K., 51 vjeçe, dhe E. K., 32 vjeç.

Këta 4 shtetas kishin në administrim një call center në Rrugën e Zallit, në të cilin ishin të punësuar rreth 60 punonjës, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000 euro, njësi kompjuterike, aparate celulare, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SPAK kërkon dëshmitarë Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në procesin ndaj Mediut

SPAK i ka kërkuar Gjykatës të thirren si dëshmitarë në procesin e Fatmir Mediut në lidhje me “Gerdecin”, Aldo Bumcin dhe Shkëlzen Berishën.

Ministria e Drejtësisë, me ministër asokohe, Aldo Bumçin ka qenë një nga organet kompetente për të gjithë praktikën e ndërtimit të fabrikës së armëve.

Në një shkresë, e cila tanimë është bërë publike nga kjo ministri ka pasur edhe një shënim për Shkëlzen Berishën.

Përveç Bumçit dhe Berishës, SPAK ka kërkuar edhe 50 dëshmitarë të tjerë.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator, ora 14:30.

Kujtojmë që për  Mediun tanimë ka nisur gjykimi i zakonshëm, pasi prokuroria pranoi kërkesën e tij për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar

Trafik objektesh antike me vlerë miliona euro, policia greke në kërkim të shqiptarit

Monedha

Një tregtare misterioze, e cila krahun e saj të djathtë ka shqiptarin “Xhoni” që trafikon objekte të lashta me vlera të paçmueshme historike në rrjetet nëntokësore të koleksionistëve, po përpiqet të lokalizojë policia greke. Takimi i “artë”, i organizuar nga dyshja misterioze me blerësit në ‘Taekëndo’ në Palio Faliro, shkoi keq në minutën e fundit, pasi policia zbuloi thesarin e 31 objekteve antike mes tyre dhe një monedhë ari që përshkruan Panën, e cila në ankandet zvicerane dhe amerikane është shitur për 4,400,000 franga zvicerane dhe 6,000,000 dollarë respektivisht.

Siç duket edhe nga shkresat e çështjes, policia prej disa kohësh po heton rastin e një organizate kriminale, anëtarët e së cilës janë një burrë me origjinë shqiptare, i quajtur “Xhoni” dhe një grua për të cilën informacionet thuhej se ajo në mënyrë të paligjshme zotëron një numër të madh antikash, të cilat synon t’i nxjerrë në shitje në të ardhmen e afërt dhe është aktive në rajonet më të gjera të Athinë dhe Greqisë veriore.
Madje, burimet thanë se për rastin në hetim, në orën 9:30 të mëngjesit të datës 16 shtator, do të zhvillohej një takim mes të dyve, në ambientet e Stadiumit Olimpik “Taekëndo” në Palio Faliro, Athinë, për të kryer blerjen dhe shitjen e antikave me blerës të panjohur. Oficerët e policisë pa humbur kohë kanë ngritur menjëherë një grup të posaçëm për lokalizimin e saktë të pikës së takimit dhe arrestimin e autorëve. Grupi operativ ka shkuar në vendngjarje në orën 09:30, ku ka gjetur në një vend të dukshëm 31 objekte antike, mes tyre edhe një monedhë floriri, por nuk është gjetur asnjë person, pavarësisht kërkimeve të kujdesshme që kanë kryer në zonën përreth.

Monedha iu tregua një arkeologu kompetent të Muzeut Numizmatik të Athinës, i cili u shpreh se ajo hyn në dispozitat mbrojtëse të ligjit 4858/2021 dhe se ka një vlerë të madhe ekonomike dhe kulturore për shkak të rrallësisë së saj. Në veçanti, nga arkeologu u karakterizua si një “monedhë e rrallë ari-stater i Pantikapaionit”.

Kjo monedhë duket se vjen nga qyteti antik Pantikapaion, një koloni greke e Gadishullit Taurik të Detit të Zi (Krimeja e sotme) dhe daton në shekullin e katërt (IV) para Krishtit. E rrallë qëndron në faktin se “Panas” i paraqitur nuk është i kthyer në profil, por paraqitet forma ballore e fytyrës së tij. Në fakt, për shkak të faktit se ajo është rrallë, dy monedha të përputhshme janë shitur në ankande nga shtëpi ankandesh si Numismatica Ars Classica në Zvicër në të kaluarën për shumën prej 4,400,000 franga zvicerane dhe për shumën 6,000,000 dollarë respektivisht. Të gjitha objektet janë fotografuar nga një ekip kompetent i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale dhe do t’i dorëzohen për ruajtje dhe vlerësim përfundimtar Muzeut Arkeologjik të Pireut si dhe Muzeut Numizmatik të Athinës.