Plagosje me thikë , 28-vjeçari dërgohet tek Trauma

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 28-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi A. E., 28 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. E., është plagosur me mjet prerës (thikë), nga shtetasi R.C., 24 vjeç, banues në Kukës, gjatë një konflikti mes tyre.

I dëmtuari, shtetasi A. E., vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. C., dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.

Balla e Klosi ne Fier: PS me nje platforme te re organizative per fitmin e zgjedhjeve ne 2025 dhe per nje Shqiperi Europiane deri ne 2030

Ne kuader te procesit te riorganizimit te strukturave drejtuese te Partise Socialiste, ne te gjithe vendin, Sekretari i Pergjithshem Blendi Klosi , eshte ndalur kete te shtune ne seline roze ne Fier ne nje takim me strikturat e kesaj force politike . Ne prononcimin e tij nediatik Klosi , eshte shprehur se ky eshte nje proces qe do te vazhdoje ne te gjithe Shqiperine me qellim krijimin e nje platforme te re organizative ne Partine Socialiste e cila do te shprehet ne Kongresin e jashtezakonshem te tetorit. Sipas Klosit krijimi i nje platforme te re, kerkon te forcoje strukturat e kesaj force politike me qellim fitoren e nje mandati te katert qeverises, teksa ka theksuar se ky proces do te perfshije gjithe shoqerine shqiptare per europianizimin e saj deri ne vitin 2030.

Klosi gjithashtu ka hedhur poshte zerat per ekzistencen e klaneve brenda Partise Socialiste duke i cilesuar ato te vjeteruara qe s, kane lidhje me realitetin. Partia Socialiste ka thene sekretari i pergjithshem ka struktura te konsoliduara qe funksionojne ne cdo qelize te jetes se vendit nderkohe qe fitoret e vazhdueshme te saj nuk ia faturon percarjes se opozites. Partia Socialiste ka nje lidership si Edi Rama dhe nje program qe i sherben qytetareve ka thene Klosi dhe pikerisht kjo force ka sjelle dhe deshtimin e opozites.

Nderkohe drejtuesi politik i qarkut , Taulant Balla , i pranishem ne kete takim eshte shprehur se tashme ne duam qe te kemi nje Parti Socialiste qe ti petshtatet zhvillimeve aktuale te shoqerise shqiptare dhe ne kete kuader do te kete nje hapje te Partise Socialiste duke ftuar figura te reja per te kontribuar ne jeten e vendit . Nderkohe Balla eshte ndalur edhe te procesi i vetepastrimit brenda kesaj force politike ku ka theksuar edhe nje here qendrimin e kryeministrit Rama qe ne luften kunder korrupsionit Partia Socialiste nuk do te jete zyre avokatie dhe secili do te mbaje pergjegjesi personale.

Detaje nga ngjarja ne Greqi- E reja shqiptare e burgosur nga burri për 2 vite bashkë me fëmijën

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga dhuna që e reja shqiptare përjetonte prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj në Greqi. Sipas asaj që shkruan Protothema.gr, bashkëshorti i saj, 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Më konkretisht çifti ka një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi, shkruajnë mediat greke.

Skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij. Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës së rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Policia FIER identifikon autorët e 4 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Marinëz, Velmish, Gjonas dhe Babunjë.

DVP Fier

Policia identifikon autorët e 4 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Marinëz, Velmish, Gjonas dhe Babunjë.

Procedohen penalisht të 4 shtetasit, pasi si pasojë e zjarreve që ata ndezën, u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, pemë frutore dhe barishte.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariateve të Policisë Fier, Lushnjë dhe Divjakë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, pas njoftimeve për 4 vatra zjarri në fshatrat Marinëz, Velmish, Gjonas dhe Babunjë, u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e këtyre rasteve.

Konkretisht, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. P., 67 vjeç, banues në Marinëz, B. H., 60 vjeç, banues në Velmish, A. B., 55 vjeç, banues në Gjonas, M. S., 67 vjeç, banues në Babunjë, pasi kanë ndezur zjarr në tokat e tyre, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë, sipërfaqe toke me pemë frutore dhe sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në Portin Durres, arrestohet një 58-vjeçar

Sekuestrohen 251 295 euro të padeklaruara dhe medikamente mjekësore në Portin e Durrësit, arrestohet 58-vjeçari që vinte nga Italia dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri.

Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e grupeve kriminale që tentojnë pastrimin e parave, si dhe për sekuestrimin e aseteve dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i zbatimit të masave shtesë të ndërmarra për të rritur parametrat e sigurisë në këtë pkk, për t’iu ofruar qytetarëve, shërbim cilësor, etik dhe të shpejtë, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e tentativave për pastrim të parave nga grupet kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të futur para dhe medikamente në vendin tonë, pa i deklaruar.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 4″, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Muhamed Hoxha, 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i cili vinte nga Italia dhe kishte fshehur automjetin e tij, 251 295 euro dhe medikamente, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Arrestohet 43 vjecari i shpallur ne kerkim nderkombetar

Lushnjë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Takimi i fundit”, për kapjen dhe vënien në pranga të një 43-vjeçari të dënuar me burgim për veprën penale ”Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, finalizuan operacionin policor të koduar “Takimi i fundit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Judmir Shurdhi, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 07.12.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mbremjen e djeshme Fieri u kthye në qytetin e festës ndërkombëtare të fotografisë dhe fotografëve më të mirë botërorë.

Festivali dhe Konkursi ndërkombëtar i Fotografisë “Fokus Award” kurorëzoi mbremjen e djeshme fituesit nga e gjithë bota, duke e shndërruar Fierin në qytetin e festës ndërkombëtare të fotografisë dhe fotografëve më të mirë botërorë.

“ Masakra e Bucha- s “ eshte fotografia fituese e “Press” Category , e autorit ukrainas Mykhailo Palinchak,  ne edicionin e 14–te te  festivalit te fotografise “ Fokus Award” qe  e shnderroi Fierin ne qytetin e festes nderkombetare te fotografise dhe te fotografeve me te mire boterore, ndersa cmimin prej 1000 euro per kategorine tematike “ Gjerat kane ndryshuar” e fitoi italiani Robbie Mcaintosh. Nderkohe fituesit e kategorive te tjera ishin Arian Mavriqi nga Kosova i kategorise “People,”  i kategorise “Live “, Pranad Basak nga India dhe i kategorise “Land” , Vlasov Sulaj nga Shqiperia . Mes emocionesh fotografi kosovar Arjan Mavriqi i cili zuri vendin e pare ne kete gare nderkombetare ne kategorine “ People” me fotografine “ Plaku i vjeter dhe libri” tregoi dhe domethenien e kesaj fotografie e cila ka ne fokus nje plak te moshuar duke lexuar kuranin i cili ka nderruar jete disa muaj me pare, teksa ka theksuar se cmimin se bashku me vleren monetare te tij do tia dorezoje shtepise se te moshuarve ne Prishtine , ku ai ka jetuar.


Nderkohe organizatori i ketij festivali Arben Alliaj, u shpreh se “ Fokus Award” eshte me jetegjati ne rajon dhe ne cdo edicion mbledh rreth tij qindra fotografe profesioniste dhe te apasionuar pas fotografise duke krijuar tashme nje komunitet te konsoliduar dhe nje vemendje te gjere rreth tij.


Festivali shtrihet ne kohe dhe qytete te ndryshme ku ne te aplikuan 680 artiste dhe kuratoret perzgjodhen per tu perfaqesuar ne kete festival  180 prej tyre nga 25 shtete. Ekspozita do te qendroje e hapur  per rreth dy jave per te gjithe artdashesit e apasionuar pas fotografise.

Plagoset me thikë 33-vjeçari në Vlorë 

Një plagosje me thikë është regjistruar paraditen e kësaj të shtunë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Novoselë, ku i plagosur ka mbetur 33-vjeçari Albano Meçorrapaj.

Ky i fundit është dërguar në spital me plagë ndërsa për rastin është njoftuar policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.