Mikroçipi në trurin e njeriut tani realitet nga kompania e Elon Musk

Disa muaj më parë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara i dha Neuralink, startup-it të teknologjisë së mikroçipëve të themeluar nga Elon Musk në vitin 2016, lejen për të testuar pajisjet e saj te njerëzit. Në fillim të shtatorit të kaluar, FDA  kishte refuzuar aplikimin e Neuralink për provat njerëzore për shkak të  shqetësimeve të sigurisë , të tilla si frika se telat e çipit mund të lëviznin rreth kafkës së një personi ose pajisja mund të mbinxehet.

Jo shumë kohë më parë, kompania “e ngazëllyer” njoftoi se po fillon të implantojë mikroçipe në trurin e njeriut për studime klinike, duke kërkuar njerëz me paralizë në të katër gjymtyrët për shkak të dëmtimit të palcës kurrizore ose sklerozës anësore amiotrofike. 

Çipi i Neuralink është një implant që futet brenda kafkës. Ai është i pajisur me 1024 elektroda dhe mund të marrë sinjale nga shumë neurone.

Sipas Bloomberg dhe Business Insider, mijëra njerëz kanë shprehur tashmë interes për të marrë një implant të çipit Neuralink, të cilin Musk e përshkroi si “një orë inteligjente në kafkën tuaj”. 

Ashley Vance, një nga biografët e Musk që ka vizituar objektet e Neuralink rreth 10 herë në 3 vjet, raporton se kompania nuk i ka vendosur ende çipat e saj te njerëzit. 

Por brenda vitit të ardhshëm, planifikon të “çipojë” 11 persona, ndërsa deri në vitin 2030 dëshiron të ketë çipuar më shumë se 22,000.

Nxënësi theu krahun në shkollën ne Fier, drejtoresha pezullon mësuesin që e denoncoi

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi i cili sipas drejtoreshës së shkollës  është pezulluar nga detyra se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije.

Por pezullimi ka ardhur pasi mësuesi është ankuar për drejtoreshën për moskryerjen e detyrave funksionale.

Drejtoresha e shkollës nuk lajmëroi ambulancën dhe institucionet për incidentin, pezulloi mësuesin që u ankua për të. Pretendimi i saj është se mësuesi ka ushtruar dhunë, por këtë gjë nuk e ka kallëzuar askund.

E gjithë ngjarja e ka zanafillën në datën 3 nëntor në shkollën “Meleq Gosnishti” në Patos.

Aleksandër Semanjaku mësues prej 45 vitesh në arsimin fillor, ankohet në emisionin Fiks Fare se drejtoresha e ka pezulluar nga detyra padrejtësisht.

“Në pushimin e gjatë një nxënës i klasës së 8-të i ka thyer krahun një nxënësi të klasës së 5-të, unë shtyva nxënësin e klasës së 8-të në mënyrë që t’i ndaja, më vonë më akuzuan për dhunë“, tregon mësuesi.

Me sy të përlotur ai thotë se nuk ka dhunuar kurrë një fëmijë dhe nuk ka marrë kurrë asnjë vërejtje në profesionin e tij. Por masa e pezullimit erdhi se mësuesi u ankua për drejtoreshën e shkollës, pasi kjo e fundit nuk mori asnjë masë për nxënësin e dëmtuar. Minimalisht nuk lajmëroi ambulancën dhe asnjë institucion.

“Sapo u ankova për drejtoreshën , ajo më pezulloi me arsyetimin se kam dhunuar“, thotë mësuesi.

Ballafaqimi mes mësuesit dhe drejtoreshës së shkollës bëhet në zyrën e saj, ku kjo e fundit herë thotë ke ushtruar dhunë herë nuk ke ushtruar, dhe pas bisedave ka një vendim pezullimi në të cilin thuhet se pezullimi erdhi se u ankua një prind.

Ndërkohë në takimin që mësuesi bëri me drejtoreshën e Zyrës Vendore Arsimore Patos, Zamira Velçani , kjo e fundit ishte e qartë se mësuesi u pezullua për hakmarrje nga drejtoresha. Ajo i thotë se ankesa e tij kundrejt drejtoreshës  ishte strumbullari i pezullimit.

Por ndryshe sillen  drejtueset kur shkojnë gazetarët E Fiksit. Drejtoresha e shkollës , Entela Kënaçi nuk pranon që mësuesi ka ushtruar dhunë, ajo thotë se e pezulloi mësuesin pasi pa faktet por nuk tregon çfarë faktesh.

Ajo pranon se nuk ka lajmëruar asnjë institucion për situatën në shkollë.

Drejtoresha e ZVA-këtë herë është e qartë, ajo thotë unë nuk kamë parë dokumentet dhe nuk e njoh situatën, ndaj kërkon një shkresë zyrtare, ndryshe nga biseda me mësuesin ku fajësonte këtë të fundit për ankesën ndaj drejtoreshës.

Ndërkohë drejtoresha e DRAP, Flutura Meçaj, edhe pse kjo situatë kishte 10 ditë që kishte ndodhur, nuk dinte që ka një mësues të pezulluar.

Meçaj premton për gazetarët se do ngrihet një grup pune që do sqarojë të gjitha veprimet e drejtoreshës.

Top Channel

Aksidentohet punonjësi i policisë,makina përmbyset në rrugë

Një aksident ka ndodhur në Sarandë.

Një automjet tip Ford me drejtues Durim Pashollari, me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Borsh, ka humbur kontrollin duke u përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Skenderbeu” në Sarandë.Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur lëndime në njerëz por ka pasur vetëm dëme materiale.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Qarkullimit rrugor dhe po kryhen veprimet nga A.M.P.

Kompania Albpetrol rrit me 150% pagat per naftetaret

Rriten me 150 % pagat per punonjesit e Albpetrolit .Rritja e pages per naftetaret eshte nje vendim i shumepritur per te gjithe punonjesit e Albeptrol ,pas gati 6 vjet pritje nga miratimi i ligjit per statusin e naftetarit ,nga qeveria shqiptare dhe parlamenti .

Nga rritja e pages me 150 perqind perfitojne te gjithe sektoret e shoqerise Albpetrol ,punonjesit qe jane me statusin e naftetarit . Kjo rritje pagash ne vlere kaq te larte vjen jo vetem pas perpjekjesh mes sindikates dhe shoqerise SH.A.Albetrol ,por edhe pasi ne kete periudhe gati nje vjecare, shenohet nje bilanc pozitiv i te ardhurave te rritura fininaciare nga nxjerrja dhe shitja e hidrokarbureve.

Kompania Albpetrol operon në 7 fusha nafte në Shqipëri me një prodhim prej 110.000 ton naftë bruto. Albpetrol po administron më shumë se 1200 puse nafte në vendbanimet ekzistuese Patos, Ballsh, Karbunarë, Kuçovë, Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë.

Gjatë vitit të fundit Albpetrol ka arritur të ketë një pozicion të qëndrueshëm në tregun shqiptar duke e renditur kete kompani ne 200 kompanite fitimprurese dhe me rritje financiare ne vendin tone

Mbipopullimi në burgje, këtë vit mbi 500 të burgosur më shumë se vitin e shkuar

Burgjet në Shqipëri janë mbipopulluar.

Teksa ishte në komisionin parlamentar të Sigurisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, thanë se këtë vit janë mbi 500 të dënuar më shumë se viti i shkuar.

Amnistia penale është dosmosdoshmëri për uljen e mbipopullimit në burgje. Kemi mbipopullim,” u shpreh ministri Manja.

Ndërsa z. Abrija shtoji se ka një “shtesë më mbi 500 të burgosur nga viti i shkuar në këtë vit. Rritje me 10% dhe duam më shumë lekë për t’i ushqyer.”

Z. Manja dhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve ngritën problemin e akomodimit të personave me probleme të shëndetit mendor.

Kërkojmë zgjidhje urgjente për trajtimin e personave nën masë mjekësore. Ata duhet të trajtohen nga Ministria e Shëndetësisë. Numri vjen në rritje, gjykatat nuk bëjnë riekspertim,” deklaroi ministri Manja.

3.136 të paraburgosur, 2.167 të dënuar, 456 pacientë me masë mjekësore në spitalet e burgjeve dhe Institutin e Shën-Kollit,” tha z. Abrija.

Sa i përket uniformave të punonjësve të policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon 576 milionë lekë shtesë për vijimësinë e kontratës së uniformave të policisë së burgjeve. 

Pjesë e buxhetit të vitit të ardhshëm është edhe rritja e pagave në burgje, e cila nis më 1 prill.RTSH

Ndalohen nga Policia një mjek e infermier ne Fier pasi moren ryshfet nga nje pacient

Fier

Morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë Metadon, një shtetasi, në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti, vihen në pranga 2 shtetas (një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor).

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të 2 rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, nga 2 punonjës të institucioneve spitalore në qark, me qëllim përfitimin e shumave të parave (2000 lekë secili), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale këta shtetas.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit;
-E. M., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Pacientja ndërroi jetë, prokuroria dërgon në gjyq mjekun e spitalit rajonal Fier për neglizhencë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal në ngarkim të shtetasit S.B., me detyrë mjek pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, i akuzuar për veprën penale të “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet u provua se, nga i pandehuri S.B. nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, të pranuar për sëmundjen nga e cila vuante shtetasia A.N., dhe se transportimi i pacientes nuk u realizua konform protokollit mjekësor me ekip të specializuar.
Si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, shtetasja A. N. ndërroi jetë.

Ngacmoi seksualisht 4 nxënëse gjimnazi,vihet në pranga 37-vjeçari.

Lushnjë/Vigjilencë e shtuar e shërbimeve të Policisë, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla.

Ngacmoi seksualisht, brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, 4 nxënëse, vihet në pranga 37-vjeçari.

Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit është e vendosur për të zbatuar me rigorozitet masat e përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike, psikologët, punonjësit socialë dhe me qeveritë e nxënësve.