Mbështjellë me një batanije dhe e lënë në garazhin e pallatit, si u gjet foshnja e braktisur në Tiranë, e dëgjuan duke qarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bebe e porsalindur është braktisur në ambientet e një garazhi të një pallati në zonën e Yzberishtit.

Ka qenë një banor i cili e ka dëgjuar foshnjën duke qarë, dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes së efektivëve, është gjetur foshnja e lënë në tokë, mbështjellë me një batanije.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka lënë foshnjën në këtë ambient, që e shihni edhe në pamjet e më poshtme të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, ndërsa po ashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth.

Mediat greke: Komisioni Evropian ngre shqetësime për paraburgimin e Fredi Belerit

Çështja e paraburgimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, shtrohet nga Komisioni Evropian në raportin e zgjerimit për Shqipërinë.  Sipas mediave greke, në këtë raporto theksohet se paraburgimi i tij “ ngre shqetësime serioze”.

Në veçanti, Komisioni raporton se marrëdhëniet me Greqinë mbetën të mira, me kontakte të vazhdueshme politike. Të drejtat e minoritetit grek, veçanërisht të drejtat pronësore të minoritetit grek, mbeten objekt mosmarrëveshjesh në marrëdhëniet dypalëshe.

Paraburgimi i Belerit, cili u arrestua më 14 shtator me akuzën e blerjes së votës, ka shkaktuar tensione dypalëshe dhe ka ngritur shqetësime serioze, thekson Komisioni.

Kërkesat e tij për t’iu dhënë leje të posaçme për t’u betuar janë refuzuar dhe Gjykata e Lartë pritet të diskutojë nëse do ta referojë Apelin, shton ai.

Në të njëjtën kohë, ai vë në dukje se Gjykata Kushtetuese ra dakord në tetor të vendosë për kushtetutshmërinë e procesit gjyqësor penal pas arrestimit të tij. Në të njëjtën kohë, Komisioni raporton se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat nën grupin bazë, duke përfshirë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, ndërsa Tirana raportohet të ketë kontribuar në menaxhimin e flukseve të përziera të migracionit drejt BE-së me bashkëpunimin drejt zbatimit të planit të veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria gjithashtu, thekson Komisioni, është përafruar plotësisht me politikën e përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së.

Moti i keq, Rama apel shoferëve: Evitoni lëvizjet e panevojshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin, ku ka patur përmbytje në disa qytete. Rama në rrjete sociale, njofton se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren teksa u bën apel qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme.

Reagimi i Rames: 

MOT I RËNDUAR 🌧️☔️

Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet🤝🙏

🚘🚔🚙🚙 Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor

Gjendet e braktisur foshnja e porsalindur në bodrumin e një pallati 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur foshnja e porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht. 

Fatmirësisht foshnja është gjetur e gjallë, ndërsa është transportuar në spital.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur. 

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Meta: isha si person që ka dijeni, por një çështje për të larguar vëmendjen

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nuk ekziston asnjë akt apo shkresë që ai të ketë nënshkruar në interes të dikujt. Pas daljes nga SPAK, u dëshmoi për rreth 2 orë për çështjen CEZ-DIA, Meta tha se kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama.

“Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.”, tha ai. 
Mes të tjerash Meta tha se; “Dua të theksoj se asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë.”.

Ilir Meta dy orë në SPAK, përfundon dëshmia

Ish-presidenti i Republikës, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dëshmoi sot për rreth dy orë në Prokurorinë e Posaçme. Meta dëshmoi për çështjen ÇEZ-DIA. 

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se ka disa çështje të hapura për Metën në SPAK, siç është ajo për CEZ-DIA, lobimi me SHBA dhe një kallëzim që ka të bëjë me shpenzimet në një klinikë në Vjenë nga Monika Kryemadhi. 

Këto çështje janë bashkuar në një të vetme. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Meta thirret në SPAK.

Reshjet e shiut me Vlore, permbyten rruget

Qyteti i Vlorës mëngjesin e sotëm është zgjuar me reshje shiu të shumta, e cila ka bërë të përmbyten shumë rrugë dhe lagje.Lëvizja e njerëzve dhe e automjeteve është bërë tepër e vështirë, ku bashkua ka pezulluar përkohësisht lëvizjen.Përkatësisht lagjja Pavarësia, zona e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë, janë nën ujë, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë, duke shkaktuar sërish probleme.

Mallakaster-Arrestohet 26-vjeçari, kapet me kokaine dhe fara kanabisi per ti shitur

Mallakastër/Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Posedonte doza kokaine dhe fara cannabisi, me qëllim shitjen e tyre, në qytetin e Ballshit, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dhe 537 fara të bimës narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. S., 26 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 70 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, dhe 537 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Ballshit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.