Ministrja e Bujqesise me Komisionerin e BE: VLERESIM PER PROGRAMIN IPARD...

Ministrja e Bujqesise me Komisionerin e BE: VLERESIM PER PROGRAMIN IPARD në Shqiperi

92
SHPËRNDAJE

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi në Bruksel një takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian, Janusz Wojciechowski, ku u vlerësua ecuria pozitive e zbatimit të programit IPARD II në vendin tonë dhe ecuria me përgatitjet për IPARD III.

Zbatimi i politikave të integrimit evropian dhe programeve të zhvillimit bujqësor e rural ka sjellë një tjetër hov zhvillimi në bujqësinë shqiptare për arritjen e standardeve evropiane në mbështetje të fermerëve, agropërpunimit, përmirësimin e konkurrencës, ndërsa vijon mbështetja e investimeve në zonat rurale për diversifikimin e ekonomisë rurale, duke çuar në zgjerimin e punësimit dhe përfshirjes sociale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është bërë gati me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të gjithë procesin e hapjes së programit IPARD III, në Shqipëri, proces i cili do të vlerësohet edhe nga Komisioni Evropian.

“Jemi të angazhuar maksimalisht për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian në mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë në të gjithë nënsektorët e saj”, u shpreh ministrja Krifca.

Ministrja Krifca tha se, “në takimin me homologët nga Serbia dhe Mali i Zi, u diskutua gjerësisht në këtë takim mbi zhvillimet në sektorin e bujqësisë, orientimin e BE për mbajtjen e tregjeve hapur e pa barriera, ndikimin e luftës në Ukrainë mbi zinxhirin e furnizimit ushqimor, inflacionin dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në përballimin me sukses të këtyre sfidave të përbashkëta”.

“Ndërkohë, zbatimi me sukses i programit IPARD II në vendin tonë, i ka hapur rrugë miratimit nga KE të programit IPARD III në Shqipëri, ku për herë të parë do të futen masa të reja mbështetëse që trajtojnë diversifikimin e fermave, bimët mjekësore, turizmin rural”, u shpreh Krifca.

Prej dy vjetësh Shqipëria po implementon programin IPARD II të financuar me 94 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian. Ndërkohë pritet këtë vit të hapet programi IPARD III me një fond prej 146 milionë euro.

S'KA KOMENTE