Ndryshojne afatet per fondet ne bujqesi

Ndryshojne afatet per fondet ne bujqesi

145
SHPËRNDAJE

Fermerët që kanë aplikuar për subvencione në bujqësi përmes portalit e-Albania por që ende nuk kanë dorëzuar fizikisht dokumentacionin që nuk gjenerohet on line, do të kenë afat deri më 31 korrik për të plotësuar dosjen, sa i takon masave 1-6, që lidhen me mbështetjen direkte të fermerëve në bujqësi, blegtori dhe bletari. Ministria e Bujqësisë ka ndryshuar udhëzimin aktual për administrimin e fondeve ne bujqësi,  duke shtyrë afatin, për ti dhëne më shumë kohë aplikantëve.

Po ashtu edhe aplikantët e kualifikuar në fazën e parë, bazuar  në  listat  e  shpallura  nga Agjencia për    Zhvillim Bujqësor dhe Rural, duhet të dorëzojnë, brenda datës 31 korrik 2023, dokumentacionin e kërkuar. Dokumentacioni  konsiderohet i dorëzuar me   depozitimin në Agropikë  ose  në  zyrën  qendrore  të AZHBR ose i dërguar  me postë.

Ndërkohë një lehtësi është bërë sa i takon masës mbështetëse për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit. Tashmë nuk do të jetë me detyrim që aplikuesi të jetë pronar i anijes, pasi jepet mundësia që subjekti mund të jetë edhe  posedues  sipas  kontratave noteriale  me  pronarin  me  afat  jo  më  pak  se  5  vite nga  lidhja  e  kontratës  me AZHBR-në.

Në  rastin e posedimit  me kontratë, aplikanti duhet të jetë i përcaktuar në lejen e peshkimit. Po ashtu edhe për këtë masë ka shtyrje afatesh me një muaj në nxjerrjen e dokumenteve të anijes. Konkretisht “Referuar tavaneve të financimit, AZHBR-ja njofton aplikantët e renditur mbi vijën e financimit dhe që do të kryejnë riparimet e anijeve në Republikën e Shqipërisë, për nxjerrjen në dokumenteve të anijes jo më vonë se 31 Gusht 2023, në mënyrë që të vijohet me realizimin e kontrollit para lidhjes së kontratës”, thuhet ne udhëzim.

Sa i takon shpërndarjes së kartave me naftë falas tek fermerët, përpos dorëzimit direkt nga Agjencia   Rajonale  e  Ekstensionit Bujqësor tek përfituesit, ato do të mund të bëhen edhe me postë, ku në këtë rast procesverbali nënshkruhet nga nëpunësi i shërbimit postar.

SCAN

S'KA KOMENTE