Mikroçipi në trurin e njeriut tani realitet nga kompania e Elon Musk

Mikroçipi në trurin e njeriut tani realitet nga kompania e Elon Musk

170
SHPËRNDAJE

Disa muaj më parë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara i dha Neuralink, startup-it të teknologjisë së mikroçipëve të themeluar nga Elon Musk në vitin 2016, lejen për të testuar pajisjet e saj te njerëzit. Në fillim të shtatorit të kaluar, FDA  kishte refuzuar aplikimin e Neuralink për provat njerëzore për shkak të  shqetësimeve të sigurisë , të tilla si frika se telat e çipit mund të lëviznin rreth kafkës së një personi ose pajisja mund të mbinxehet.

Jo shumë kohë më parë, kompania “e ngazëllyer” njoftoi se po fillon të implantojë mikroçipe në trurin e njeriut për studime klinike, duke kërkuar njerëz me paralizë në të katër gjymtyrët për shkak të dëmtimit të palcës kurrizore ose sklerozës anësore amiotrofike. 

Çipi i Neuralink është një implant që futet brenda kafkës. Ai është i pajisur me 1024 elektroda dhe mund të marrë sinjale nga shumë neurone.

Sipas Bloomberg dhe Business Insider, mijëra njerëz kanë shprehur tashmë interes për të marrë një implant të çipit Neuralink, të cilin Musk e përshkroi si “një orë inteligjente në kafkën tuaj”. 

Ashley Vance, një nga biografët e Musk që ka vizituar objektet e Neuralink rreth 10 herë në 3 vjet, raporton se kompania nuk i ka vendosur ende çipat e saj te njerëzit. 

Por brenda vitit të ardhshëm, planifikon të “çipojë” 11 persona, ndërsa deri në vitin 2030 dëshiron të ketë çipuar më shumë se 22,000.

S'KA KOMENTE