Në prill të 2025-ës nisin fluturimet nga Vlora 

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës po ecin me ritme të shpejta  në disa fronte njëkohësisht dhe duket se i gjithë projekti ka marrë formë.

Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, inspektuan punimet, ku u bë me dije se aeroporti parashikohet të përfundojë në fund të 2024-ës, çka i hap rrugë nisjes së fluturimeve në pranverë të 2025-ës.

Zv. Kryeministrja Balluku theksoi gjithashtu se pritet që vitin e parë të operimeve të tejkalohet numri i 1 milionë pasagjerëve vetëm nga Vlora.

Aeroporti i Vlorës do të jenë i treti në vend, pas Tirana International Aeroport dhe atij të Kukësit, dhe pritet të përballojë të gjithë fluksin e turistëve që orientohen drejt jugut si dhe të rrisë konkurrencën në treg.

Rritja e tarifave të ujit, ERRU nis shqyrtimin ne Fier dhe disa qytete te vendit

Komisioni Kombëtar Rregullator i Entit Rregullator të Ujit ka nisur shqyrtimin e katër aplikimeve të bëra nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve në vend sa i takon tarifave për shërbimet që ato ofrojnë.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni gjatë nëntorit katër vendime parashikonin fillimin e procedurës.

Konkretisht bëhet fjalë për ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve në Fier, atë në Lezhe, Durrës dhe Vlorë që përfshijnë 12 bashki dhe qe jane produkt i reformes se agregimit. Referuar vendimeve sa i takon ndërmarrjes në Vlorë Komisioni nënvizon se dokumentacioni kryesor i aplikimit plotëson kushtet për t’u marrë në shqyrtim duke nisur nga plani 5-vjeçar i biznesit e deri tek elementët e shlyerjes së pagesës rregullatore me përjashtim të një pike specifike për të cilën është kërkuar shtyrje.

“Me shkresë Nr. 2061, datë 08.11.2023 me lëndë “Kërkesë për shtyrje afati për plotësim dokumentacioni” Agjencia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime (AKUK) kërkon shtyrjen e afatit deri më datë 30.11.2023 të dorëzimit të dokumentit të vendimit të këshillit bashkiak për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a për tarifat e propozuara” thuhet në vendimin e KKRR

E njëjta pikë është kërkuar edhe për ndërmarrjen e Lezhës për të cilën është lënë afat deri në 30 nëntor sa i takon të dorëzimit të vendimeve e këshillit bashkiak Lezhë, Mirditë dhe Kurbin për shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lezhë sh.a mbi tarifat e propozuara. Për ndërmarrjen e Fierit është nisur shqyrtimi i aplikimit por duke nënvizuar problematikën e shlyerjes së pagesës rregullatorë.

“Shoqëria rajonale ujësjellës kanalizime Fier sh.a nuk ka respektuar akt marrëveshjen nr. 61 prot, datë 08.02.2023 me ERRU-në “Për shlyerjen e pagesës rregullatore të prapambetura sipas riorganizimit në subjekt me kompetenca të përbashkëta dhe vazhdimin e pagesës rregullatore për shoqërinë rajonale ujësjellës kanalizime Fier sh.a’” thuhet në vendim.

E vetmja që duket se ka dorëzuar të plotë kërkesat ka qenë ndërmarrja e Durrësit. Në faqen e tij ERRU nuk ka publikuar aplikimet dhe tarifat e reja që janë kërkuar nga ujësjellësit por me reformën e re të bashkimit të tyre që ka nisur tashmë prej kohës gjasat që ato të rriten janë të larta.

Kjo është argumentuar edhe me nevojën për investime që ka rrjeti ndërkohë që prej vitesh shumë nga ndërmarrjet kanë akumuluar borxhe sidomos të lidhura me energjinë.

Monitor

Gjendet i pajetë në rrugë i moshuari 

Një i moshuar është gjetur i pajetë në rrugë në Vlorë. Policia njofton se rreth orës 11:30, në lagjen Kushtrim, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi me inicialet A. A., 76 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Sot, rreth orës 11:30, në lagjen Kushtrim, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi A. A., 76 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Fluturojne”cmimet e gjelit te detit ne Fier

Edhe pse jemi gati nje muaj larg nga festat e fundvitit jane rritur se tepermi cmimet ne tregun e rrethit Fier per gjelin e detit Ne tregun e sotem ne Fier ,cmimi per kg i gjelit te detit ishte 1000 leke te reja per kg  ( pesha e gjalle) nderkohe qe pula e detit ishte 1300 leke kg ,me rreth 300 leke te reja me shume nga gjeli i detit

Krahasuar me vitin e kaluar cmimi i simbolit te tryzes se vitit te ri eshte rritur 200-300 lek te reja per kg por ndersa jemi heret pasi kur afrojne festat cmimet pritet te rriten edhe me teper

Lidhur me këtë rritje të çmimeve fermeret qe merren me rritjen e gjelave te detit qe pretendojne se kjo rritje cmimesh ndikohet nga rritja e cmimeve ne teresi ne treg.
Ne vendin tonë kryesisht për festa, ndryshe nga vendet e tjera, është bërë traditë rritja e çmimeve në mënyrë abuzive.

Qeni kafshon nje shtetase gjermane, nis hetimi per 26 vjecarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, ka dalë nga oborri i banesës së 26-vjeçarit, qeni në pronësi të këtij shtetasi, i cili ka kafshuar në këmbë, një shtetase gjermane, 33 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Moti me dëborë dhe festat e nëntorit, policia kalon në gatishmëri

Nisur nga situata e krijuar mbrëmjen e datës 26 nëntor, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit kaloi në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Rendit, në akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu shkuar në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje.

Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë së Shtetit, përgjatë mbrëmjes së datës 25-26 nëntor, në shumë akse rrugore të vendit, iu kanë shkuar në ndihmë dhjetëra qytetarëve, të cilët u bllokuan si pasojë e reshjeve të mëdhaja të dëborës, duke i evakuar me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe duke i dërguar në destinacionet e tyre.

Gatishmëria dhe shërbimi i përforcuar do të vijojnë deri më datë 30 nëntor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjitha sheshet dhe ambientet ku do të zhvillohen festime.Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit po bashkëpunojnë me policitë bashkiake, për monitorimin e rrugëve dhe shesheve që do të bllokohen për festime.

Ndërkohë, Policia Kriminale ka rritur vigjilencën dhe po bashkëpunon me agjencitë e tjera ligjzbatuese”, thotë policia.

“Gjithashtu, janë marrë masa për parandalimin e ndotjes akustike që shkaktohet nga përdorimi i pakontrolluar dhe në cenim të parashikimeve të ligjit, i fishekzjarreve dhe lëndëve të tjera piroteknike, për qëllime festive.

Njëkohësisht, janë marra masa në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për krime kufitare.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e angazhuar maksimlaisht për të garantuar rendin dhe sigurinë. Për çdo rast paligjshmërie ose të nevojës për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose kontaktoni me punonjësit e Policisë, të cilët janë në rrugë, sheshe dhe kudo”, thuhet në njoftim.

Greqi/ I riu shqiptar gjendet i varur në pemë, policia po heton për vrasje

Fund tragjik për 29-vjeçarin shqiptar Angjelo Avdiu, që ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga data 30 tetor nga zona Vartholomiu në rajonin Achaia, ku ndodhej për të vizituar familjarë të afërt. 

Sipas policisë greke, 29 vjeçari është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke, që nuk ndodhej prej muajsh, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini. 

29-vjeçari shqiptar është identifikuar nga rrobat, ndërsa nëna e tij ka kryer dhe procedurën e vështirë të identifikimit nga afër. Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.
Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me pamjen e frikshme të trupit të varur të 29-vjeçarit.

Nafta, rritja e cmimeve dhe kontrolli nga Bordi i nxjerr tregtuesit me humbje

Për herë të parë në 2022 nuk ka asnjë kompani tregtuese të naftës në renditjen e më të mëdhenjve sipas fitimeve, ndonëse ata mbizotërojnë në listën sipas xhiros.

Historikisht, tregtimi me shumicë dhe pakicë i naftës është një nga aktivitetet më pak fitimprurëse në vend, sa i përket normës së fitimit.

Por në vitin 2022, pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar me humbje, ose me fitime minimale. Operatorët e shpjegojnë këtë ecuri me disa faktorë.

-Së pari, tregu pësoi një goditje në fillim të marsit, pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke rritur çmimet në bursa dhe duke detyruar operatorët të ndryshonin burimet e furnizimit, me kosto të shtuara.

Çmimet në tregun vendas kërcyen deri në 260 lekë, nga 185 lekë përpara fillimit të konfliktit në janar.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të grupit të shërbimeve personale ndaj mjeteve të transportit ishte 23% në vitin 2022, nga 6.7% që ishte ndryshimi gjithsej i inflacionit dhe i dyti me zgjerimin më të lartë nga të gjitha grupet, pas vajrave dhe yndyrave (24.2%).

Operatorët shpjegojnë se sa më i lartë çmimi në bursë, aq më pak fitojnë të gjithë, përveç prodhuesit, pasi shtohet kosto e parasë.

Kur çmimi është i ulët, kompanitë kanë më shumë mundësi të manovrojnë me çmimet, pasi dhe reflektimi i rënies së tyre në bursa është pak më i ngadaltë.

-Së dyti, nga muaji mars u krijua Bordi i Transparencës, një mekanizëm qeveritar që vendosi çmime tavan për tregtimin e naftës, benzinës e gazit, duke u nisur në përllogaritjen e kostove nga importi, kalimi në doganë e deri te konsumatori fundor.

Bordi tha se në vendimet e tij u bazua në lëvizjet e bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Operatorët u ankuan se kjo ndërhyrje, ku çmimet përcaktoheshin në një frekuencë disaditore, uli fleksibilitetin e tregtuesve për të blerë në bursa kur çmimet ishin të favorshme.

-Së treti, çmimet e larta ndikuan në rënien e konsumit të karburanteve. Të dhënat nga Ministria e Financave treguan se importet e karburanteve në sasi ranë me 9% në vitin 2022, në raport me vitin e mëparshëm.

Edhe në vitet e mëparshme, tregtuesit e karburanteve kanë raportuar norma shumë të ulëta kthimi, 0.5-3%, duke qenë sektori më pak fitimprurës në ekonomi. Në tregun e pakicës, norma është pak më e lartë, arrin në 4–6%.

Të dhënat në vit kanë treguar se operatorët kanë rritje të normave të fitimit në vitet kur tendenca e çmimeve të naftës është në ulje, pasi reduktimi në tregun vendas është më i ngadaltë se në tregjet globale.

E kundërta ndodh kur çmimet në bursa janë në rritje, normat e fitimit përgjithësisht nuk shënojnë rritje.

Sipas operatorëve, normat e ulëta të fitimit në këtë sektor lidhen me disa faktorë, si tendenca globale ku çmimi lëviz me cent, konkurrenca e lartë në tregun e brendshëm ku ka shumë operatorë,

numri i lartë i pikave të karburantit në raport me konsumin dhe automjetet që qarkullojnë, kosto e lartë e investimeve në depozita.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, kapaciteti i depozitave bregdetare është tre herë më shumë sesa kërkesa reale, në rreth 300-400 milionë litra nga Vlora në Shëngjin, nga 60 milionë litra, që janë të nevojshme.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thotë se, krahas faktorëve të tjerë, që ndikojnë në normat e ulëta të fitimeve, ndërhyrjet e Bordit kanë bërë që pjesa më e madhe e operatorëve në vitin 2022 të rezultojnë me humbje.

Dy faktorë të tjerë që kanë goditur fitimet e tregtuesve, sipas Shoqatës, janë diferenca e çmimeve me rrethet kufitare,

çka bën që konsumatorët të blejnë naftë jo në Shqipëri dhe kontrabanda që bëhet me peshkarexhat, e cila rrit konkurrencën dhe detyron importuesit të ulin çmimet.