Përplaset një këmbësor në Vlorë, fatmiresisht eshte jasht rrezikut per jeten

Një këmbësor është përplasur nga një automjet në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Burime paraprake bëjnë me dije se i lënduari ka marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas sinjalizimit, efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Berisha: PD do të transformohet në “parti të seksionit”, synim rikthimi në pushtet

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur këtë të mërkurë, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi edhe një konferencë për mediat ku foli për ndryshimet organizative dhe objektivat politike të forcës që drejton. Berisha deklaroi se Partia Demokratike, në rrafshin organizativ, do të jetë “parti e seksionit”, duke theksuar se synohet një transformim i thellë i strukturës dhe funksionimit të...

Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës, zjarr në ambientet e godinës

Një situatë emergjente është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet, ku një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar flakët, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për neutralizimin e situatës. Burime paraprake bëjnë me dije se deri tani nuk raportohet për persona...

AZHBR zbardh Skemën Kombëtare 2026 për blegtorinë, ja sa përfitojnë fermerët për delet dhe dhitë

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar detajet e Skemës Kombëtare 2026 për mbështetjen e blegtorisë, me fokus tufën bazë të matrikulluar të të imtave, dele dhe dhi. Sipas njoftimit zyrtar, këtë vit mbështetja financiare do të nisë për fermat që disponojnë të paktën 50 krerë të matrikulluar. Vlera e financimit për fermerët parashikohet si më poshtë: • 1,500 lekë...

U plagos gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton efektivin e plagosur në spitalin e Traumës

Të uroj shërim sa më të shpejtë ty dhe kolegut tjetër, i cili fatmirësisht është më mirë dhe është larguar pranë banesës. Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës. Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe...

SHBA planifikon qendër karantine për Ebola në Kenia, epidemia vijon të përhapet në Afrikë

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë hapjen e një qendre karantine në Kenia për rastet e dyshuara ose të konfirmuara me Ebola, kryesisht për qytetarët amerikanë që largohen nga Republika Demokratike e Kongos, ndërsa epidemia vijon të përhapet. Sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, qendra është ende në pritje të miratimit nga autoritetet keniane. Objektivi i saj do të jetë izolimi...

Dhjetëra peshq të ng*rdhur në Lagunën e Nartës, dyshime për ndotje ose peshkim të paligjshëm

Dhjetëra peshq të ngordhur janë evidentuar këtë të mërkurë në Lagunën e Nartës, pranë Manastirit të Zvërnecit në Vlorë, duke ngritur shqetësim tek banorët dhe vizitorët e zonës. Ngordhja e peshqve është konstatuar përgjatë bregut të lagunës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj situate. Dyshimet e para lidhen me mundësinë e ndotjes ose helmimit të ujërave, si edhe...

Falsifikuan vendimin e Gjykatës Apelit ,Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq avokaten dhe përkthyesen 

Një avokate dhe një përkthyese, u dërguan në gjyq nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, nën akuzë për kryerjen e veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.857, të vitit 2025, rezultoi se më datë 29.05.2025, në Zyrën e Gjendjes...