Përplaset një këmbësor në Vlorë, fatmiresisht eshte jasht rrezikut per jeten

Një këmbësor është përplasur nga një automjet në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Burime paraprake bëjnë me dije se i lënduari ka marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas sinjalizimit, efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.