Dhjetëra peshq të ng*rdhur në Lagunën e Nartës, dyshime për ndotje ose peshkim të paligjshëm

Dhjetëra peshq të ngordhur janë evidentuar këtë të mërkurë në Lagunën e Nartës, pranë Manastirit të Zvërnecit në Vlorë, duke ngritur shqetësim tek banorët dhe vizitorët e zonës.

Ngordhja e peshqve është konstatuar përgjatë bregut të lagunës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj situate.

Dyshimet e para lidhen me mundësinë e ndotjes ose helmimit të ujërave, si edhe me përdorimin e energjisë elektrike për gjuetinë e paligjshme të peshkut, një praktikë e ndaluar që mund të ketë sjellë ngordhjen masive të tyre.

Pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet dhe analizat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.