Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës, zjarr në ambientet e godinës

Një situatë emergjente është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet, ku një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar flakët, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për neutralizimin e situatës.

Burime paraprake bëjnë me dije se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo të bllokuar brenda godinës.

Pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe dëmet e shkaktuara.