Micotakis kërkon falje/ Në pyetje po merret personi që lejoi trenat të lëviznin në të njëjtin binar

Një falje të madhe, si personale ashtu edhe në emër të të gjithë atyre që kanë qeverisur vendin prej vitesh ka kërkuar në postimin e përjavshëm të tij në rrjetin social Facebook kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, 5 ditë pas tragjedisë më të madhe hekurudhore në historinë e vendit.

Drejtësia do të hetojë shpejt tragjedinë dhe do të caktojë përgjegjësinë pasi nuk është e mundur që në Greqinë e vitit 2023, dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën linjë dhe askush të mos ta vër re”, thekson ai.

Me interes të madh priten zhvillimet sa i përket deponimeve të përgjegjësit të stacionit të Larisës i cili përballon deri në këto momente akuzat si shkaktar kryesor i aksidentit .

Për të dytën ditë rresht ai nën masa drakoniane sigurie është çuar në gjykatën e qytetit të Larisës, në një moment që po hetohet fakti në se ndodhej apo jo në postin e tij në momentin e aksidentit. Ndërkohë përveç atij, është pezulluar nga puna edhe shefi i tij, deri sa të përfundojnë hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, siç bën të ditur operatori shtetëror i hekurudhave .

Brigadat e zjarrfikësve dhe specialistët po largojnë vagonët e fundit nga vendi i aksidentit. Njëkohësisht kanë nisur punimet e restaurimit të linjës hekurudhore ,ndërkohë që bilanci tragjik mbetet ende në shifrën e 57 viktimave prej tyre 6 me origjinë shqiptare. 55 janë identifikuar tashmë me testin e ADN, një mbetet ende i paidentifikuar dhe një person duket se është shtetas i huaj pasi nuk e ka kërkuar njeri.

Shtatë të plagosur trajtohen në repartet e terapisë intensive dhe 15 të tjerë kurohen në gjendje më të lehtë. Pas varrimeve të djeshme të disa prej viktimave edhe sot në një atmosferë zie dhe pikëllimi zhvillohen ceremonitë e varrimeve të tjera. Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë vendosi të mbajë një përkujtimore për viktimat në të gjitha kishat e vendit, pas përfundimit të liturgjisë së sotme të së dielës ortodokse.

Prej mesditës në sheshin Sintagma ka filluar një tubim i ri për viktimat e tragjedisë në Tempi, me iniciativë të sindikatave të kompanisë se trenave, punonjësit e së cilës ndodhen ende në grevë.

Mediat greke i referohen sot faktit se dita e dielë është shpallur nga qeveria shqiptare ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik, shumica e tyre studentë dhe se në vendin fqinj flamujt do të valëviten në gjysmë shtize dhe televizionet do të ndryshojnë programet e tyre.

Tragjedi në Itali, humb jetën në aksident 19-vjeçarja shqiptare dhe mikesha e saj

Ita;

Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mediat italiane shkruajnë se, 19-vjeçarja, Eralda Spahillari, ishte drejtuesja e makinës, dhe dy nga 3 pasagjerët kanë marrë plagë të rënda, ndërsa një e mitur ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Motta di Livenza (Treviso). Makina e Eralda Spahillarit, u përplas me një pemë, duke sjellë vdekjen e saj dhe të shoqes, Barbara Brotto, 17-vjeç. Pavarësisht ndihmës, vajzat ndërruan jetë në spital.

Greqi/ Alarm për bombë në vendin e aksidentit të trenave, policia nuk gjen asgjë

Një alarm për bombë është raportuar rreth orës një të natës në Larisa të Greqisë, kryesisht në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik.

Menjëherë pas mbërritjes së njoftimit, forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje. Ata bënë rrethimin e vendit e më pas verifikimet e duhura, ku rezultoi se nuk kishte bombë.

Aksidenti hekurudhor u ka marrë jetën të paktën 57 personave, shumica të rinj, të cilët iu është kryer ADN-ja për verifikimin e saktë të viktimave.

Të paktën 55 viktima janë identifikuar, ndërsa 48 është numri i të plagosurve që trajtohen në spitale të ndryshme, por ende nuk ka një numër të saktë për personat që konsiderohen të humbur. Në morgun e Larisës është ende një trup, i cili nuk është identifikuar.

Midis viktimave janë edhe gjashtë shqiptarë: Klaudia Lato (22 vjeç-studente), Ifigjenia Micka (23 vjeç-studente), Erieta Molko (22 vjeç-studente), Ioanis Xhiollas (22 vjeç-student), Denis Ruçi (23 vjeç-emigrant) dhe Pavlin Bozo (60 vjeç-punonjës në tren).

Hetimet po përqendrohen edhe tek fakti se çfarë shkaktoi shpërthimin dhe zjarrin e madh në vagonët e dytë dhe të tretë të trenit të pasagjerëve ku u gjetën edhe më shumë viktima.

Ndërsa nga vendi i aksidentit po hiqen pjesët e mbetura të vagonëve për tu çuar në një hapësire të posaçme ku do të vazhdojnë hetimet, përgjegjësi i stacionit ndodhet në hetuesi, atu ku po jep deklaratën e tij.

Ndërkohë disa prej avokatëve të të plagosurve kërkojnë të shikohen materialet nga kamerat e stacionit duke hedhur dyshime se përgjegjësi nuk ka qenë në postin e tij.

Në Greqi ka pasur protesta ditën e sotme, e cila u pasua me trazira dhe përplasje, deri në përdorimin e molotovëve.

Ndërkohë mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit se qeveria shqiptare ka shpallur ditën e dielë zi kombëtare për viktimat e aksidentit, ndërsa gjithë programet televizive kanë ndryshuar programin.

Gati masat mbështetëse në bujqësi e blegtori – Përcaktohen kriteret dhe fondet bazë të financimit

spraying a field

Tashmë janë botuar në Fletoren Zyrtare masat e mbështetjes si dhe masat e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Ky fond ka si qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale dhe bujqësore, ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore si dhe mbështetjen me naftë për bujqësinë etj.

Masat e mbështetjes do të nisin nga bujqësia, blegtoria e deri te peshkimi. Në fletoren Zyrtare është përcaktuar se për fermat jo më pak se 10 krerë masa e mbështetjes do të jetë jo më shumë se 5000 mijë lekë për subjekt, por për fermat jo më pak se 100 krerë dhi ose dele masa e mbështetjes do të jetë deri në 360 000 lekë. Për mbarështimin e bletarisë masa mbështetëse do të jetë deri në 50 zgjoje por jo më shumë se 150 000 lekë.

Por për fermat organike mbështetja për vitin e parë do të jetë 100 000 lekë ndërsa dy vitet e ardhshme nga 150 000 lekë. Fermat e certifikuara do të përfitojnë 200 000 lekë.

Ndërkaq për impelmentimin dhe certifikimin global GAP në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume etj do të marrin mbështetje deri në 50% të vlerës tatimore, por jo më shumë se 175 000 lekë për sipërfaqe jo më pak se 1 ha, ndërsa masa 500 000 lekë do të jetë për sipërfaqe jo më pak se 3 ha.

Subjektet përfitues do të duhet të plotësojnë dy kriteret kryesore. Së pari të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe madhësia totale e fermës duhet të jetë në sipërfaqe jo më pak se 1 ha.

Ndërkaq, në sektorin e peshkimit, për rinovimine e anijes së peshkimit, masa do të jetë jo më shumë se 13 500 000 lekë, ndërsa për anije me leje të vlefshme peshkimi jo më shumë se 20 000 000 lekë. Në këtë sektor në masën e mbështejtes do të përfshihet blerja dhe instalimi i motorit të ndihmës, blerja dhe instalimi i vinçit të anijes si dhe sstë kamios etj.

Nisin mbjelljet pranverore per fermeret e Fierit

Fermeret e zones se Topoje- Semanit ne Fier, kane nisur mbjelljet e pranveres dhe jane perqendruar ne kete sezon te fasulja , gruri e misri. Pamvaresisht se kostoja e larte e teknologjive bujqesore , farerave dhe plehrave kimike eshte e larte, fermeret nuk mund ta lene token djerre, me shpresen se prodhimi do te jete i mbare e do gjejne treg shitje.

Nuk ka munguar dhe apeli per Ministrine e Bujqesise qe te ndermarre me shume politika mbeshtetese per fermeret dhe sektorin e bujqesise nje nder me jetiket ne vend.

520 të arrestuar, 16 prej tyre në kërkim ndërkombëtar

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë muajit shkurt, kanë qenë të angazhuara maksimalisht, me të gjitha burimet njerëzore dhe ato logjistike, për përmbushjen e misionit, atë të sundimit të ligjit në territorin e vendit.

Informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative dhe bashkëpunimi me qytetarët i kanë shërbyer Policisë së Shtetit, për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale dhe për të goditur veprimtari të ndryshme që bien ndesh me ligjet e vendit.

Gjatë muajit shkurt 2023, janë finalizuar 94 operacione policore dhe janë vënë në pranga 520 shtetas, 16 prej tyre në kërkim ndërkombëtar.

Bashkëpunimi profesional i strukturave të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë, me koordinimin nga Qendra e Interpolit në Lyon, Francë, solli finalizimin e operacioneve për kapjen e 12 shtetasve në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në vendet e BE-së, në Dubai dhe në Shqipëri.

Plani operacional mbarëkombëtar i koduar “Fijet” vijoi me fazën e dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë të tij, si rezultat i të cilave u çmontuan dhe u sekuestruan 40 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe. 15 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë. Që nga nisja e operacionit deri tani, janë çmontuar 548 kamera dhe janë vënë në hetim 116 shtetas.

Si rezultat i hetimeve të pandërprera në të gjithë vendin, janë evidentuar dhe goditur 123 raste të krimeve ekonomike dhe financiare.

Janë goditur 15 raste të kontrabandës së naftës, ilaçeve, cigareve, kafes, lëndëve piroteknike e mallrave të tjera. Gjatë operacionit “Embargo”, u sekuestrua një anije çisternë me të cilën u tentua të futeshin kontrabandë 22 500 tonë naftë, në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit. Gjithashtu, gjatë 2 operaciove dhe rasteve të tjera të goditura, janë sekuestruar medikamente mjekësore, celularë, lëndë pesticide, kafe dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

Në kuadër të punës hetimore për gjurmimin dhe identifikimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal është organizuar nga DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Resort 2012”, i cili është finalizuar me sekuestrimin e pasurive që arrijnë vlerën 3 milionë euro, në emër të një shtetasi të dënuar për trafikim droge. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka sekuestruar 2 apartamente dhe 1 automjet, në pronësi të një shtetasi të akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal.

Reagimi i menjëhershëm dhe ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konflikteve mes shtetasve të ndryshëm, në 8 raste.

Falë inteligjencës informative, shërbimet e Policisë parandaluan ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër personit, në Elbasan dhe në Vlorë. Në Elbasan u sekuestruan 4 armë zjarri, 2 bidona me lëndë djegëse dhe 1 automjet i vjedhur, ndërsa në Vlorë u sekuestruan 3 mina me telekomandë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara nga Policia, janë zbardhur 3 ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë, Librazhd dhe Maliq dhe 1 aksident i ndodhur në Durrës. 3 autorë të dyshuar janë vënë në pranga, 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Goditja e armëmbajtjes pa leje ka qenë prioritet i punës së Policisë, gjatë këtij muaji. 14 operacione dhe 68 raste për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, kanë vënë në sekuestro: 276 kg lëndë plasëse, 33 armë zjarri, 6 armë gjahu, 30 kallëpe me lëndë plasëse, 4 mina të montuara me C4, 8 granata, 2 ndezës granatash, 290 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike ka qenë një tjetër prioritet i punës së strukturave policore, në të gjithë vendin. Gjatë muajit shkurt u zhvilluan 17 operacione dhe u goditën 196 raste, si rezultat i të cilave u sekuestruan rreth 27 kg kanabis, 2.2 kg kokainë, 4 kg heroinë, fara kanabisi dhe shumat 186 700 euro, 400 dollarë dhe rreth 1 milionë e gjysmë lekë të rinj, të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike në doza.

Kontrolli i imtësishëm i ambienteve, bazuar dhe në inteligjencën policore, çoi në goditjen e 3 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit “Indoors” të zhvilluar në Vlorë dhe operacionit “Vila” të zhvilluar në Fier, janë bllokuar 2 ndërtesa (vila) dhe një ambient në një fshat të Selenicës, të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Operacionet e zhvilluara në Fier dhe në Vlorë, çuan në pranga 9 shtetas, nga të cilët 6 punonjës të OSHEE-së, si dhe në sekuestrimin e 715 bimëve narkotike, qindra llambave elektrike, gjeneratorëve dhe aksesorëve të tjerë që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Kontrolli i pandërprerë i territorit solli rezultat edhe goditjen 49 rasteve të krimeve mjedisore, në zonat e mbrojtura dhe në zona të tjera. Prerja e paligjshme e pyjeve, nxjerrja e pllakave dekorative, në malin e Tomorrit, gërryerja e paligjshme e lumenjve, ndërtimet pa leje dhe shkatërrimi i pronës me zjarr, çuan në pranga 9 shtetas dhe në  hetim 45 shtetas të tjerë.

14 operacione për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit janë finalizuar me sekuestrimin e 7 makinetave, 6 tavolinave të pokerit, dhjetëra aparateve celulare, sendeve të tjera dhe shumave të parave që janë përfituar nga kjo paligjshmëri.

Monitorimi i akseve rrugore, me pajisje logjistike bashkëkohore, ka vijuar çdo ditë të këtij muaji, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Si rezultat janë pezulluar lejet e drejtimit të 2279 shtetasve që kanë kryer shkelje të ndryshme, janë vënë në pranga 406 shtetas që drejtonin automjetin, nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, dhe 7 të tjerë që e drejtonin atë, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas ofrimit të shërbimit sa më cilësor për qytetarët që hyjnë apo dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, kanë shtuar kontrollet edhe për evidentimin e paligjshmërisë.

Si rezultat, janë goditur: 36 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 8 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 13 raste të falsifikimit të dokumenteve, 11 raste të mosdeklarimit të të hollave, 6 raste të kontrabandës së mallrave, 1 rast në fushën e narkotikëve, 2 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 1 rast i korrupsionit aktiv.

Janë sekuestruar rreth 237 000 euro, 21 790 paund dhe 10 000 franga, të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar.

Gjatë muajit shkurt, nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të drejtorive vendore në qarqe, janë evidentuar dhe goditur 43 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollin në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale, si dhe do të forcojnë akoma më tej bashkëpunimim me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Bashkëpunimi me qytetarët mbetet arma më e fortë e Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit, ndaj i ftojmë ata që të denoncojnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, çdo rast të veprimtarive kriminale, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

Aksidenti ne Greqi/ Konfirmohen 6 viktima shqiptare , Ministria e Jashtme publikon emrat

Ministrja Olta Xhaçka ka konfirmuar se në tragjedinë e Greqisë, kanë humbur jetën 6 shqiptarë, 3 vajza dhe 3 djem.

Në një reagim të bërë në Facebook, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar emrat viktimave, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.

Bëhet fjalë për Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.

Postimi i Xhaçkës:

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e vecantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.

Arrestohet 42-vjeçari në Fier,nogacmoi seksualisht një vajzë të mitur

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.