Një viktimë dhe 5 të plagosur pas të shtënave me armë në Tiranë, ‘shënjestra’ një prej të plagosurve

Tronditet Tirana. Të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë 10 vjece,ndërsa një grua 60 vjece Mimoza Paja ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në kryqytet.

Mësohet se lokali është në pronësi të Fation Muratit, një emër i njohur në botën e krimit, ku pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku  ishte me Indrit Doklen. Në momentin e ndalimit në atë kohë, nga policia u sekuestrua edhe një pistoletë.

“Deri më tani është konfirmuar një viktimë dhe mes personave të plagosur është një vajze 10 viecare. Pronari i lokalit dyshohet se mund të ketë qenë shënjestër e këtij atentati të rëndë”.Ne nje komunikim per mediat nga policia mesohet se sulmi me arme eshte kryer nga jashte lokalit

Breshëri kallashnikovi drejt lokalit, humb jetën punonjësja,shkon ne 3 numri i te plagosurve

Një person ka hapur zjarr në ambientet e lokalit në zonën e Don Boskos, si pasojë humb jetën punonjësja e lokalit.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ndërkohë sipas të dhënave paraprake mësohet se autori ka qëlluar në drejtim të disa personave që qëndronin në një tavolinë.

3 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës, sipas burimeve spitalore jashtë rrezikut për jetën për momentin.Një fëmijë mësohet se mund të ketë marrë një plumb në këmbë pas të shtënave më armë në Tiranë

Të shtëna me armë , dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.Nga informacionet e para nga vendngjarja dyshohet se 1 person ka nderruar jete dhe 2 persona kanë shkuar tek trauma të plagosur me armë zjarri.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal.Në vendngjarje kanë mbërritur mbi 6-7 makina policie dhe 3 ambulanca.

Torturuan një të dënuar shqiptar, arrestohen katër policë grekë

Tre oficerë policie dhe shefi i tyre u dërguan në prokurorin publik të akuzuar për torturë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor pas ankesës së një të dënuari shqiptar.
Sipas informacioneve, shqiptari, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje, është ankuar në polici se teksa ndodhej në kafazin e transfertave nga Selaniku në Korydallos , e kanë goditur në kokë, ndërsa ai i ka kërkuar ujë gjatë rrugës dhe nuk ia dhanë.
Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën pretendojnë se ai e mbante pasi tentonte ta godiste vetë kokën në kafaz.
Mirëpo, kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar EL.AS-in i cili ka bërë arrestimin e katër policëve.

Video/Aksident ne Fier , permbyset makina prane Drejtorise se Tatimeve

Nje aksident ka ndodhur para pak minutash prane Drejtorise se Tatimeve ne Fier. Nje automjet eshte permbysur ne rruge. Sipas policise Fier nga aksidenti fatmiresisht nuk ka te lenduar ndersa mesohet se nje makin ka pesuar nje perplasje te gomes me borduren qe ka cuar ne permbysje te mjetit. Ne vendngjarje ka shkuar policia ndersa mesohet se nuk ka te lenduar.

Balla nga Mallakastra: Saliu shiti Rafinerinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Mallakastra është shprehur se ky qytet tashmë ka marë një pamje tjetër, krejt ndryshe nga kur ky qytet qeverisej nga Sali Berisha.

Balla u shpreh se Saliu shiti Rafinerinë si dhe ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën, si dhe i ka bërë thirrje por SPAK-ut që të hetojë edhe historinë e privatizimit të pronave shtetërore një për një.

Balla: “Të gjithë e mbajmë mend se si ishte qyteti i Ballshit para  pak vitesh, nuk bëhej fjalë për asfalt por ishte në një gjendje që kryeqendrës së Mallkastrës nuk i shkonte dhe nuk i kishte hije gjendja në të cilën kishte degraduar. Rafinerinë e shiti Sali Berisha, me Ballshin ka llogari për të dhënë, ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën, por unë këtu nga Ballshi i kërkoj SPAK-ut që të hetojë edhe historinë e privatizimit të pronave shtetërore një për një”.

Kur ju thonim ne para dy vitesh mos e votoni Lulin se prapa është Saliu ju thonit jo është Luli, po çfarë Luli, ja ku i keni tani dhe Saliun dhe Ilirin bashkë më në fund. Dhe ndaj duhet që në 14 Maj të kemi një fitore me diferecë të madhe e cila na çon që në zgjedhjet e 2025 të kemi një mandat të katërt të Partisë Socialiste”.

Pastruesja tregon sërish: Alda Klosi më dha 10 mijë euro për të fshehur paratëP

Sanitarja Rozeta Dobi ka pranuar se ka marrë 10 mijë euro nga ish-zyrtarja Alda Klosi me qëllim që të fshihte në banesën e saj shumat e mëdha të parave. Dobi ka treguar se Klosi dispononte diosda pasuri, ndërsa për vjedhjen e parave kërkonte të fajësonte ish-bashkëshortin.

Dobi: A. Klosi më dha 10 mijë euro për të fshehur paratë, më premtoi edhe tharrëse rrobash

Sanitarja Rozeta Dobi ka pranuar se ka marrë 10 mijë euro nga Alda Klosi me qëllim që të ruante në banesën e saj shumat prej më shumë se 500 mijë euro që I mori në banesën e ish-zyrtares. Referuar dosjes hetimore, ajo ka deklaruar se përveç parave, Klosi I ka premtuar edhe një tharrëse rrobash që do ia blinte sapo të këthehej nga amerika. Rozeta Dobi që aktualisht po mbahet e arrestuar me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, ka treguar për hetuesit se Klosi e paguante 20 euro në ditë për të pastruar banesat, ndërsa vjedhjen e parave në apartamentin që ndodhet në rruëgn e kosovarëve  dhjetorin e kaluar e kanë inskenuar.

Pasi mora paratë. kam vajtur në banesën e Aldes, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rremujë të enjten, kam pastruar shtepinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blejë”Dobi pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë  dhe të tregojë me detaje për shumat e mëdha të parave që ajo pretendon se nuk I vodhi por ia dha vetë Klosi pas konflikteve që ajo kishte me ish-bashkëshortin. Dobi u ndje e tradhëtuar nga ish-zyrtarja dhe për këtë ndryshoi dëshminë e saj.

“Deklarimet që une kam dhënë në momentet e para të pyetjes si deklarues dhe person nën hetim, nuk janë të vërteta. Ato i kam dhënë në atë formë pasi nuk e besoja që situata do të arrinte deri këtu ku jemi sot. Pasi kisha besim tek Alda, që nuk do të arrinte deri këtu, pasi ne e kishim lënë që të fajësonte bashkëshortin, pasi ajo e donte patjetër në burg.”

Dobi ka treguar edhe për disa pasuri të paluajtshme që Klosi dispononte, përfshi një apartament dhe në garanzh në Tiranë një Vilë tek Kodra e Diellit si dhe një shtëpi private në bregdetin e Vunoit.  Alda Klosi u arrestua një muaj më parë pas dëshmisë së Dobit për akuzat e pastrimt të parave, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Greqi/ Nuk iu bindën policisë dhe tentuan të largohen,në pranga 3 shqiptarë

Skena të pabesueshme kanë ndodhur ditën e djeshme në Marousi kur oficerët e OPKE-së kanë nisur të ndjekin dy automjete Audi dhe BMW të drejtuara nga shtetas shqiptarë.

Pavarësisht thirrjeve të policisë për të ndaluar, shqiptarët kanë tentuar të largohen duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe thyen barrierat.

Ky ka qenë edhe momenti që automjetet kanë ikur në drejtime në ndryshme. Njëra prej makinave pavarësisht ndjekjes nga efektivët ka ndaluar anësh rrugës në autostradën kombëtare në Lykovrysi, ndërsa personat brenda mjetit kanë arritur të largohen.

Pas ndjekjes, policia arriti të arrestojë vetëm shoferin.

Ndërsa makina e dytë u bllokua nga një ekip i OPKE të Atikës Perëndimore në Ano Liosia, ndërsa u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, po të shtetësisë shqiptare.