“Putini, gati për një operacion ushtarak në një vend të NATO-s”

“Putini, gati për një operacion ushtarak në një vend të NATO-s”

52
SHPËRNDAJE

Kreu i shërbimit të kundërzbulimit ushtarak të Polonisë, Jarosłaë Stróżyk ka paralajmëruar se kreu i Kremlinit, Vladimir Putin është tashmë i përgatitur për një operacion ushtarak në shkallë të vogël kundër një vendi të NATO-s.

Stróżyk i bëri deklaratat në një intervistë për një gazetë polake, duke thënë se të gjitha parashikimet në lidhje me gatishmërinë e Rusisë për një sulm të mundshëm ndaj një vendi të NATO-s bazohen vetëm në supozime të caktuara.

“Putini është me siguri tashmë i përgatitur për një mini-operacion kundër një prej vendeve baltike, për shembull, për të hyrë në Estoni ose për të zbritur në një nga ishujt suedezë,” tha Stróżyk.

Ai shtoi se pavarësisht synimeve të Putinit, ai aktualisht po mbahet prapa nga qëndrimi i Perëndimit.

“Ajo që Perëndimi po bën së bashku për të mbështetur Ukrainën i tregon atij se në rast të një sulmi ndaj NATO-s, përgjigja perëndimore do të ishte edhe më e madhe,” beson kreu i shërbimit të kundërzbulimit ushtarak të Polonisë.

S'KA KOMENTE