Mijëra shqiptarë kthehen në atdhe nga Greqia për të festuar Pashket Ortodokse

Mijëra shqiptarë kthehen në atdhe nga Greqia për të festuar Pashket Ortodokse

19
SHPËRNDAJE

Teksa besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët ditën e sotme, raportohet se mijëra shqiptarë kanë vendosur të kthehen në atdhe për të festuar me familjet e tyre nga Greqia.

Mësohet se në 24 orët e fundit në pikën kufitare të Kakavijë ka patur rreth 8 mijë shtetas në hyrje dhe dalje të vendit.

Nga këta të fundit mbi 4 mijë kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3755 kanë dalë nga territori shqiptar.

Po ashtu raportohet se në Shqipëri kanë hyrë rreth 1300 automjete në 24 orët e fundit nga kjo pikë kufitare.

S'KA KOMENTE