Humb kontrollin e zetorit dhe përmbyset, ndërron jetën 60-vjeçari 

NJOFTIMI:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Zbulohet skema e regjistrimit te kandidatëve te Berishes ne KQZ per zgjedhjet ne 14 maj

Përfundon mbledhja e ish-kryeministrit Sali Berisha me Këshillin Kombëtar

Këshilli Kombëtar i PD-së ka vendosur, në zgjedhjet e 14 majit do shkohet me koalicion.

Do mblidhet kryesia dhe më pas do vendosin nëse do përdoret skema e 6 marsit apo jo për mënyren se si do shkojnë në zgjedhjet e 14 majit.

Për llojin e koalicionit dhe partitë përbërëse ne të, nesër vendos kryesia e PD-së.

Makina përplas 7-vjeçaren, shoferi shoqërohet në komisariat

NJOFTIMI

nformacion paraprak

Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmij rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Limoni më i shtrenjtë në botë tashmë po kultivohet në Lushnjë

Varianti më i shtrenjtë i limonit në botë, po kultivohet edhe në Lushnje. Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçante, i cili njihet me emrin limoni haviar ose limon gisht. Preardhja e tij është nga Australia e largët.

Fermeri Klodian Hida ka nisur kultivimin 5 vite më parë në tokat e Fiersheganit të këtij varieteti unik në Shqipëri. Aktualisht fidanët që mbolli lëshuan frutat e para të këtij limoni të rrallë dhe për Klodin dhe familjen e tij, kjo ishte diçka e paimagjinueshme. Ai ka mbjellë 270 rrënjë dhe 3 lloje vatitetesh.

Tregu i huaj si Italia dhe Franca janë dy shtetet ku ky produkt është shumë i kërkuar. 1 kg të këtyre limonave është shitur për 87 euro i porositur në restorantet e njohura. Limoni haviar gjen përdorim nëpër sallatra të ndryshme, në peshk por shumë i kërkuar është edhe për ëmbëlsirat.

Ky varietet unik, ka formë të stërgjatur dhe aromë shumë të fortë. Tuli i këtij limoni përmban kokrriza të vogla, që janë të forta dhe kur konsumohen të japin ndjesinë e freskisë. Në dallim nga limonat tradicionale ky limon nuk shtrydhet e nuk nxjerr leng, por kokrra.

Zona e Lushnjës është e vetmja deri më sot në Shqipëri ku varietet e këtij limoni i janë përshtatur klimes dhe tokës. Nga resorantet tona nuk perdoret akoma per shkak të çmimit të lartë që ka në treg.RTSH

GREQI : Çiftet që i “ndau vdekja” në përplasjen e trenave, mesazhet rrëqethëse të partnerëve të tyre

Muaji mars nisi me një tragjedi të rëndë në Greqi, ku pas përplasjes së dy trenave, mbetën të vdekur të paktën 57 persona, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.

Pamjet nga vendngjarja, detajet, historitë njerëzore janë tronditëse dhe zemërthyese.

“Treni i vdekje” që udhëtonte nga Athina në Selanik, u preu në mes pabesisht jetën pasagjerëve, duke lënë tek familjarët dhe të dashurit e tyre dhimbje të papërshkrueshme.

Mediat greke kanë publikuar emrat dhe fotot e disa prej viktimave, bashkangjitur dhe pak nga historia e jetës që sapo e kishin nisur me partnerët e tyre, apo që ishin në periudhën më të bukur, atë të lidhjes në martesë apo rritjes së fëmijëve.

Por kush ishin disa nga çiftet që “i ndau vdekja”?!

Athina Katsara

5

Athina Katsara dhe bashkëshorti i saj, prindër të një fëmijë 2 vjeç, ishin një nga çiftet pasagjerë në tren. Ajo humbi jetën, ndërsa ai mbeti i plagosur.

Dimitris Massalis

42

Dimitris Massalis,  ishte një tjetër viktimë e këtij aksidenti.

“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. Udhë të mbarë Dimitri im…”, ka shkruar partnerja e 32-vjeçarit në rrjetet sociale, bashkangjitur një fotoje ku shfaqen në krahët e njëri-tjetrit.

Anastasia Adamidou

3

Anastasia 24 vjeçe,  sapo kishte përfunduar studimet për stomatologji dhe vazhdonte masterin…

“Kemi shkuar në shumë udhëtime bashkë, por tek më i rëndësishmi nuk më more me vete, më ke lënë vetëm dhe tani nuk di çfarë të bëj e si të jetoj pa ty. Ne kishim shumë ëndrra. Kur do të shoh sërish? Ma kthe puthjen që të dhashë. Shpresoj të të kem bërë të lumtur, sepse unë kam qenë i lumtur me ty…”, ka shkruar partneri i saj.

Nikos Nalbantis

2

28-vjeçari Nikos Nalbantis, dejtues treni, ishte po ashtu viktimë në këtë aksident të frikshëm. Partnerja e tij Sonia, ka zgjedhur t’i japë lamtumirën në rrjetet sociale duke postuar një foto nga ditëlindja e tij… e si për ironi të fatit torta e tij ishte me figurën e një treni!

“O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu duke pritur… Më shiko nga atje lart. Të dua përgjithmonë!”

Vaia Bleka

1

Infermierja 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve jetonte në Tyrnavos me familjen e saj, dhe ditën e tragjedisë kishte marrë trenin për të shkuar tek bashkëshorti që ndodhej në SHBA…

Por ky takim nuk u bë kurrë, duke lënë pas mall e dhimbje.

Tentoi të fshihte drogën duke vrapuar drejt hotelit, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të fshihte drogën, pasi u ndalua nga punonjësit e policisë për t’u kontrolluar.

Patrulla e policisë ndërhyri pasi pa që shqiptari vrapoi drejt një hoteli, duke i tërhequr vëmendjen.Pas kontrollit atij iu gjetën gjashtë pako me lëndë narkotiker, me një peshë totale prej 3 gramë, duke u vënë më pas në pranga.

BALLSH/Ndeshja mes Bylysit dhe Erzenit, sherr masiv mes lojtarëve 

Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muca“ të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionuara.

Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv mes lojtarëve. Në një zënkë ku u perfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.

Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.

E peson keq i riu ne FIER pasi u denoncua per manovra te gabuara ne rruge

Fier

Qarkulloi me shpejtësi dhe kreu manovra të rrezikshme, në zonë urbane, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, drejtuesi i automjetit.

Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kryen manovra të rrezikshme në një zonë urbane, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit A. F., 28 vjeç.

Për kundërvajtjen e kryer, si dhe për errësimin e xhamave tej normave të lejuara, konkretisht për shkelje të neneve 137 dhe 139 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit A. F. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.