BALLSH/Ndeshja mes Bylysit dhe Erzenit, sherr masiv mes lojtarëve 

BALLSH/Ndeshja mes Bylysit dhe Erzenit, sherr masiv mes lojtarëve 

346
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muca“ të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionuara.

Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv mes lojtarëve. Në një zënkë ku u perfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.

Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.

S'KA KOMENTE