Media Italiane: Në 5 vitet e para të ‘mbretërimit’ të Ramës, emigruan 260 mijë shqiptarë

La Repubblica ka botuar një analizë sa i përket problematikave të mëdha me të cilat përballet Ballkani.

Mes shteteve të tjera media italiane ka shkruar edhe për vendin tonë, ku thuhet se një problem shqetësues është emigrimi.

Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm Guajana ka një përqindje më të lartë të banorëve jashtë vendit sesa Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria. Emigrimi çoi në uljen e popullsisë në moshë pune të Ballkanit Perëndimor me mbi 400,000 banorë nga viti 2016 në 2020. Popujt e Ballkanit të ndarë nga gjithçka, i bashkon dëshira për t’u larguar: qeveria e Beogradit ankohet se Serbia po humbet “një qytet në vit”, instituti statistikor vëzhgon me shqetësim se si popullsia ka rënë me 10 për qind në dhjetë vjet, në Bosnje Hercegovinë, Hulumtimi i Kombeve të Bashkuara zbulon se 72 për qind e të rinjve mendojnë se jetojnë në një vend “strukturalisht të korruptuar”, nga i cili pothuajse gjysma duan të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Qindra mijëra i shpëtojnë varfërisë, korrupsionit, ndotjes. Dhe nëse në të kaluarën largoheshin kryesisht punëtorët, sot burra e gra, punëtorë e të diplomuar ikin nga Atdheu.

‘Në vitet ’90 të rinjtë tanë u larguan plot shpresë për të ardhmen. Sot njerëzit emigrojnë sepse kanë humbur çdo shpresë në vendin e tyre’, thotë Afrim Krasniqi, politolog në Universitetin e Tiranës.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë të pamëshirshme: Bosnja është e destinuar të humbasë 60 për qind të banorëve të saj në pesëdhjetë vitet e ardhshme, Shqipëria 66 për qind deri në fund të shekullit. Por nuk duhet të fokusohemi në dekada.

‘Në paralelet e mia në vitin 2010 kam pasur njëqind nxënës, sot dhjetë. Nga ana tjetër, kurset e mjekësisë dhe infermierisë janë mbushur me studentë që tashmë e kanë në xhep biletën e largimit: pesë mijë punonjës shëndetësorë shqiptarë janë punësuar vetëm në tre vitet e fundit dhe vetëm në Gjermani’, deklaron Krasniqi.

Agjencia Eurofound ka hetuar mirëqenien ekonomike të punëtorëve evropianë: 5 për qind e danezëve e kanë të vështirë të përballojnë bukën e gojës, ndërsa në Shqipëri kjo shifër është 69 për qind.

Edhe pse kryeministri Edi Rama vazhdon të gëzojë mbështetjen e Bashkimit Europian, vetëm në pesë vitet e para të “mbretërimit” të tij 260 mijë shqiptarë emigruan në Europë. Dhe në vitin 2021 rifilloi fluksi me 42 mijë largime.

‘Evropa na paralajmëron për ndikimet ruse dhe kineze, por nuk bën asgjë për të kundërshtuar emigracionin: ajo duket se e sheh të favorshme eksodin e fuqisë sonë punëtore të kualifikuar’, deklaron Krasniqi.”, thuhet në postimin e La Repubblica.

Media italiane raporton se për vendet e rajonit, dikur BE shihej si “ilaçi për të gjitha sëmundjet, por se tashmë ky qëndrim nuk ka të njëjtin popullaritet.

Për vite me radhë, Bashkimi Evropian dukej se ishte ilaçi për të gjitha sëmundjet.
‘Por pas kaq periudhës së mosvancimit, askush nuk mendon më njësoj. Në Shqipëri zgjedhjet e 2021 ishin të parat në të cilat nuk u fol për Europën’, deklaroi Krasniqi”, thuhet më tej në artikull.

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpalljen e Lumit Vjosa Park Kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha se sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12 727 ha.

“Kemi sot vendimin që e shpallim lumin e Vjosës lumin e fundit të egër në Europë park kombëtar.

E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje 12 727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore që së bashku me të tre degët e lumit Vjosë, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i egër i një lumi në Europë”, tha Kumbaro.

Tulipani shqiptar shpallet monument natyre

“Një specie e veçantë që bën pjesë edhe në speciet te rrezikuara të zonave të mbrojtura që njihet si tulipani shqiptar, i zbuluar si i tillë në vitin 2003 nga shkencëtarët e biodiversitetit dhe biologjisë shpallet sot në një zonë të caktuar ku rritet tipikisht në bashkinë e Kukësit për shkak të kushteve klimatike dhe të habitatit ujor monument natyre, që është shkalla më e lartë e mbrojtjes, kategoria e parë.

Bëhet fjalë për 35 ha në njësinë administrative të Surroit. Kjo specie e veçantë është dhe në listën e kuqe ndërkombëtare”, deklaroi ministrja./Monitor

Meta prezanton kandidatët për këshillat bashkiakë ne Fier e Lushnje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur sot një takim për të prezantuar kandidatët e PL për këshillat bashkiakë të Lushnjes e Fierit.

Në fjalën e tij, Meta tha se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet në këshillat bashkiakë dhe se PL lufton për një Shqipëri që u përket të rinjve dhe jo që braktiset prej tyre sepse nuk u ofrohen mundësi.

“Dy drejtuesit e listës së PL për këshillat bashkiakë të Lushnjës e Fierit, Katerina Bano që studion për Drejtësi dhe që është angazhuar me forumet rinore dhe shoqërinë civile dhe Kristian Kina pedagog dhe me eksperiencë të njohur si senator në senatin e Universitetit të Tiranës.

Është kënaqësi të mbështesim të rinjtë. Duam që zëri i tyre të mbizotërojë në këshillat bashkiake që do të zgjidhen më 154 maj,.
PL lufton për Shqipërinë që u përket të rinjve, jo që braktiset nga të rinjtë sepse nuk u ofrohen mundësi për shkollimin e duhur apo rritje profesionale apo paga të larta e dinjitoze për të përballuar jetesën.

Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, në mes të Tiranës ndodhi një akt shumë i rëndë kriminal,. Njerëz të pafajshëm humbasin jetën. Pak ditë më parë tre vrasje ndodhën në një hark kohor rekord në mes të Tiranës. Shohim rritje t kriminalitetit, kryeministri thotë le të hanë bandat kokat me njëri-tjetrin. Arsimi është prioriteti ë i fundit i kësaj qeverie”, tha ai

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina bien në kanal, ka të plagosur

Një aksident tjetër ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet në të cilin udhëtonin tre persona, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një çift të moshuarish, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Greqi/Shqiptari 48-vjeçar i dënuar për dhunë në familje, kërcënon prokurorin, 18 muaj dënim plus

Një dënim i ri 18-mujor me kusht, kësaj radhe është vendosur për një biznesmen shqiptar 48-vjeçar në Volos, i cili tashmë po vuan dënimin me burg në Larisa.

Gjykata Penale tre anëtarëshe e Volos e shpalli sërish fajtor për lëndime trupore në familje, kanosje në familje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

I pandehuri është në paraburgim në burgjet e Larisës për dhunë në familje ndaj gruas së tij të larguar dhe vjehrërve të tij dhe shpesh ka shqetësuar opinionin social vendas.

48-vjeçari e kishte kërcënuar prokurorin “Të këpus”.

Ai është i njëjti që teksa qëndronte në korridorin e gjykatës pas një vendimi fajësie, kishte kërcënuar prokuroren duke i thënë: “Do të të vidhos dhe do të të dërgoj në burg”.

Në gjyq ai akuzohej se më 18 qershor 2021 ka rrahur rëndë vjehrrën e tij ndërsa më 22 qershor 2021 e ka kërcënuar atë dhe fëmijën e tij duke mbajtur një thikë kuzhine që kishte me vete.

Ai dëshmoi se donte të shihte fëmijën e tij, por vjehrra nuk e la dhe ai i mohoi të gjitha akuza

Atentati në “Don Bosko”: Fatjon Murati kishte dijeni, u largua dje në mëngjes nga Shqipëria

Fatjon Murati kishte dijeni se një atentat po organizohej ndaj tij dhe ditën e djeshme, pak orë para ngjarjes së rëndë në “Don Bosko”, ai u largua nga Shqipëria.

Kështu eshte bere e ditur ne media duke sqaruae se ka dyshime se Murati është larguar fillimisht drejt Kosovës e më pas drejt Turqisë.

3 ditë më parë, forcat e policisë kishin shkuar në banesën e Muratit për të verifikuar nëse e kishte thyer apo jo masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, të caktuar nga gjykata.

“Tetorin e vitit të kaluar, Fatjon Murati u shoqërua dhe më pas u arrestua, për shkak se lëvizte me një makinë ku ndodhej Endrit Dokle, kunati i Indrit Dokles dhe një person tjetër, ku u gjet një arsenal armësh. Më pas, duhet të ishte në burg, deri në dhjetor të vitit të kaluar ka qenë me masën “Arrest me burg” për armëmbajtje pa leje, duke qenë se një gjurmë gishti u gjend në një nga kutitë e armëve. Por në dhjetor, gjykata, edhe pse Apeli kishte vendosur që ai të ishte në burg, gjykata e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e tij për të pranuar masën. Gjurma e gishtit ishte vetëm në ambalazhin e kutisë dhe jo në armët që ishin ekzaminuar. Ky është arsyetimi që ai ka lenë qelinë.

Para 3 ditësh, shërbimet e Komisariatit nr.3 kanë verifikuar nëse ishte në “arrest shtëpie” dhe ndodhej aty. Ka dyshime dhe të paktën deri tani janë të provuar që mëngjesin e djeshëm ai është larguar nga vendi drejt Kosovës, e më pas drejt Turqisë. Fakti që ai është larguar disa orë para se të ndodhte ngjarja, shpjegon dyshime që ai mund të ketë pasur një informacion që po organizohej diçka ndaj tij, një atentat”, theksoi gazetarja Etleva Delia ajo.

Fqinja tregon bisedën me vajzën 10 vjecare ,e plagosur në Don Bosko

Fqinjët e Mimoza Pajës, gruas që mbeti e vrarë aksidentalisht nga plumbat në lokalin e Fatjon Muratit në ‘Don Bosko’ kanë rrëfyer se ajo ishte në gjendje jo të mirë ekonomike. Njëra prej tyre ka treguar edhe bisedën me mbesën 10 vjeçare, e cila mbeti e lënduar nga xhamat e thyer në lokal.“Isha brenda dhe djali i vogël po flinte. U zgjua i trembur dhe tha se ka ndodhur vrasje. Kur dolëm jashtë kur thanë është vrarë Moza. Unë nuk kam parë asnjë gjë. Jemi shumë të frikësuar saqë kemi frikë të jetojmë tek shtëpia, të jesh në punën tënde. Ke frikë kudo që të shkosh.

Falsifikoi dokumentat per nje prone, prangoset ish-punonjësi i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk.

Lushnjë

Falsifikoi dokumentet, për të ndryshuar kufijtë e pronave, kapet dhe vihet në pranga, ish-punonjësi i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shtetasi Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.