Vajza ther me thikë babanë ne Kosove

Vajza ther me thikë babanë ne Kosove

137
SHPËRNDAJE

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtime, ku vajza raportohet se ka therrur babain e saj me thikë pas një mosmarrëveshje.

Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i ka thënë Telegrafit se pas një mosmarrëveshje dy persona  kanë marrë  lëndime te lehta trupore , ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mpreh-thikë nga vajza e tij.

“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë Veseli.

S'KA KOMENTE