Greqi-Kishin shkuar të festonin përfundimin e shkollës së mesme, vdesin dy të...

Greqi-Kishin shkuar të festonin përfundimin e shkollës së mesme, vdesin dy të rinj

1334
SHPËRNDAJE

Dy të rinj irlandezë u gjetën të vdekur në ishullin e Ios në Greqi, teksa kishin shkuar aty së bashku me shokët e klasës për të festuar diplomimin e shkollës së mesme.

Tragjedia u shënua të dielën, ku njëri prej të rinjve u gjet i vdekur mbi një shkëmb në zonën e Germanolit nga autoritetet greke.

I riu irlandez, i cili ishte në Ios me 69 shokët e tij të klasës nga Kolegji St Michael, dyshohet se konsumoi sasi të mëdha alkooli dhe gjatë kthimit për në hotel ka rënë nga shkëmbi duke përplasur kokën.

Sakaq i riu tjetër Andrew O’Donnell, pësoi një krizë në zemër, teksa mësoi lajmin për vdekjen e shokut të tij. 18-vjeçari vuante nga probleme kronike në zemër dhe nuk mundi dot ta përballonte ndarjen nga jeta të shokut.

Një udhëtim festiv i shndërruar në tragjedi për shkollën irlandeze.

Ministria e Punëve të Jashtme të Irlandës konfirmoi vdekjen e dy të rinjve.

“Ministria e Jashtme është në dijeni të rastit dhe po ofron asistencë konsullore.

Si në të gjitha çështjet konsullore, departamenti nuk komenton detajet e rasteve individuale ”, tha zëdhënësi për Irish Independent.

S'KA KOMENTE