Megaoperacioni me 233 të arrestuar/ Dalin para gjykatës 30 prej tyre

Dalin përpara gjykatës të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli”. Ditën e sotme për tu njohur me akuzat kanë dalë 30 nga 84 të akuzuarit. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 25 persona, për 4 gratë është kërkuar masë me e butë dhe gjithashtu për një person që është mbi 70 vjeç.

Ky megaoperacion u shtri në 5 qytete të vendit ku në total u arrestuan 233 persona. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 82 persona.

Në kuadër të këtij megaoperacioni u shkatërruan 23 grupe kriminale, që shpërndanin drogën në afërsi të shkollave dhe lokaleve.

Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë.

Policia tregon gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.

Zjarri dogji pallatin në Tiranë, një grup i posaçëm nisin hetimet për shkaqet

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të hetuar zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh te Ish-Parku në Tiranë, që shkrumboi totalisht 3 apartamente dhe një tjetër që u dogj pjesërisht. Sakaq banorët e kanë kaluar natën jashtë.

Administratori i pallatit dhe mjeku, pronari i apartamentit nga ku filloi zjarri, kanë deklaruar në polici se nuk kanë dijeni se pse është shkaktuar zjarri.

Zjarrfikëset luftuan ditën e djeshme prej më shumë se 3 orësh me flakët, ndërsa disa prej tyre mbetën të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarri ra pasditen e djeshme, fillimisht në pjesën e pasme të pallatit në katin e dytë dhe më pas flakët kanë përfshirë të gjithë katet deri në katin e fundit, i cili është djegur plotësisht. Flakët janë favorizuar edhe nga sistemi i veshjes dhe izolimit të pallatit.

Iraniani arratiset nga kampi muxhahedinëve

Kampi i Muxhahedinëve MEK është përfshirë nga një tjetër skandal. Burime bëjnë me dije se një banor ka shprehur revoltën dhe është arratisur, duke ardhur në kryeqytet. 

Burime koefidenciale bëjnë me dije se ka patur një tentativë të marrjes dhe rikthimit me dhunë të këtij fundit në kamp. 

Iraniani është marrë nga komisariati nr.4 në kryeqytet dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyeve që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.

Thellohet pabarazia, rritet numri i personave me pagë minimale dhe maksimale 

Vendimet e qeverisë për rritjen e pagës minimale dhe dyfishimin për nivelet e larta drejtuese ndikuan përkatësisht në zgjerimin e kategorisë së punonjësve me pagë minimale dhe atyre më pagë maksimale në totalin e të punësuarve më sigurime.

Sipas të dhënave të INSTAT, nga totali i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore 30.6 për qind e tyre kanë paga deri në nivelin minimal 40,000 lekë.

Kjo kategori pësoi rritje me 7.6 pikë për qind në raport me një vit më parë. Kjo ndodhi për shkak të ndryshimit të kufijve të pagës minimale, e cila u rrit në prill 2023 në nivelin 40 mijë lekë nga 340 mijë lekë që ishte më parë.

Në tremujorin e parë 21.6 për qind e totalit të punonjëseve paguheshin deri në pagën minimalë 340 lekë dhe 17 për qind ishin në kategorinë 340-40 mijë lekë.

Pesha e punonjësve me pagë 40-50 mijë lekë në totalin e të punësuarve u rrit gjithashtu me ritme më të larta se kategoritë e tjetra. Ne tremujorin e dytë 18.2 të punonjësve me sigurime ishin në këtë nivel page, nga 14 për qind në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e ndjeshme u vu re në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë. Personat me nivele të larta ta pagave zunë 8.8 për qind të totalit te të punësuarve me një rritje gati 3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2022. Zgjerimi i kësaj kategorie erdhi si rrjedhojë e vendimeve të qeverisë për dyfishimin e pagave në funksionet e larta të administratës publike pas zgjedhjeve vendore.

Pavarësisht presioneve që po vijnë nga mungesa e fuqisë punëtore struktura e punësimit në vendin tonë dominohet nga personat që paguhen në pagën minimale.

Vendi ynë ka pagën minimale një nga më të ulëtat në Europë sipas të dhënave të krahasueshme nga Eurostat. Ky nivel në Shqipëri imponohet nga modeli ekonomik bazuar tek krahu i lirë i punës dhe në industri që kërkojnë intensitet punësimi të tilla si industria e përpunuese dhe bujqësia.

Prej dekadash vendi nuk po mundet të integrohet në zinxhirët e lartë të vlerës dhe të orientojnë zhvillimin ekonomik bazuar në aftësi. Pagat e ulëta janë faktori kryesor shtytës për emigrimin e lartë të forcës punëtore dhe kryesisht moshave të reja.

Të gjitha anketat mbi emigracionin tregojnë se mbi rreth 90 për qind e emigrantëve vendosin të largohen për arsye ekonomike.

Emigrimi në nivele të larta rrezikon edhe me tej zhvillimin e ekonomisë, pasi me një forcë pune të plakur dhe me mungesë të thellë aftësish në tregun e punës vendi rrezikon të mbetet në rrethin vicioz të një ekonomie joproduktive./Monitor

“Një vajzë shtatzënë dhe një 74-vjeçar të përfshirë në shitjen e drogës”, zbulohen detaje nga megaoperacioni

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me megaoperacionin antidrogë që ditën e sotme rezultoi në arrestimin e mbi 200 personave.

Ajo ka zbuluar se në mesin e të arrestuarve për shitje droge ka qenë edhe një vajzë shtatzënë dhe një i moshuar mbi 74-vjeç.

Ajo shtoi se operacioni policor ka nisur muaj më parë, ndërsa tregoi se shpërndarësit janë kompromentuar nga përgjimet dhe provat fotografike të tyre gjatë shitjes së lëndëve narkotike.

“Një vajzë shtatzënë dhe 3 të tjera janë përfshirë në shitjen e drogës dhe janë arrestuar gjatë operacionit antidrogë. Një burrë mbi 74 vjeç ishte përfshirë po ashtu në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Çmimi i kokainës në vend ka rënë, sepse ka magazina me shumicë që nuk është shitur. Pastërtia e kokainës sipas ekspertëve shkon deri në 90%. Fakti që shitet lirë tregon se në Shqipëri mund të gjendet më kollaj.

Operacioni ka nisur muaj më parë. Janë fotografuar dhe përgjuar momentet e blerjes së drogës nga persona të infiltruar. Shumica e të arrestuarve janë shpërndarës droge, por jo përgjegjësit kryesorë”. u shpreh ajo.

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim Belerin, flet avokati: Po mbahet politikisht

Gjykata e Posaçme vendosi sot të kalojë për gjykim dosjen “Beleri”. Pas seancës foli për mediat avokati i Belerit.

Vetë Beleri nuk ishte në seancë, ndërsa pjesëmarrës ishte deputeti dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Avokati i Belerit u shpreh se klienti i tij po mbahet në burg politikisht dhe duhej liruar të bënte betimin si kryetar i bashkisë Himarë.

Për avokatin, Beleri nuk ka asnjë lidhje me shit-blerje vote, për të cilën u akuzua nga Prokuroria e Vlorës. Gjithashtu ai shtoi se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

AvokatiPo mbahet në burg politikisht pa asnjë provë nuk ka patur kontrakte që në daten 6 deri në ditën e caktuar me të infiltruarin, ska pas asnjë lloj bisede, e deklaroi vetë në sallën e gjyqit.

SPAK? Pyeteni, ishin 2 zotërinj që ishin shumë të mirë. SPAK-u atë që kanë thënë që ditën e parë është e mbaruar kjo punë për ta. Jemi drejtuar në Gjykatën e Lartë, pastaj tek Gykata Kushtetuese, se ka rradhë. Te kjo gjykatë (Gjykata e Posaçme) nuk kishim asnjë pritshmëri. E dinim çfarë vendimi do merrnin”, tha avokati.

Ministri Balla përgëzon megaoperacionin e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për superoperacionin i cili çoi në pranga 233 shpërndarës droge si dhe u bë e mundur goditja e 23 rrjeteve kriminale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla thekson se kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri si dhe ka nënvizuar se siguria e nxënësve në shkolla është prioritet.

“Mirënjohje për seicilin prej 3000 forcave të POLICISË SË SHTETIT të angazhuara në superoperacionin që çoi në pranga 233 shpërndarës droge, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave. Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri. Jam i sigurtë se prindërit dhe familjet shqiptare sot vlerësojnë Policinë e Shtetit, por edhe presin goditje sistematike ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe të forcojë rolin e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”, shkruan Balla.

Ndalohet telefoni në shkolla/ Urdhër i Ministrisë së Arsimit

Nxnësve dhe mësuesve në shkollat nëntëvjeccare dhe gjimnazet në të gjithë vendin i ndalohet telefoni në mjediset e shkollave.

Ministria e Arsimit  ka rikthyer  dy  urdhëra të rreth pesë viteve më parë  ndërsa drejtuesit e shkollave tregojnë arsyet.

Por jo të gjithë prindërit janë dakord më këtë vendim dhe nuk jua heqin telefonin fëmijëve nga ccanta kur  i nisin për mësim.

Në  raste të tilla  në shkollën  9 vjeccare “Servete Macci” në Tiranë zgjidhja vjen nga mësuesit kujdestar.

Në ccdo rast një telefon i posaccëm dhe   numrat e drejtueseve të shkollës janë të hapur për të komunikuar me prindërit

Në vitin 2018 kur ky urdhër doli për herë të parë  dështoi të zbatohet , mbetet për tu parë se ccdo të ndodhë këtë vit shkollor  ndërkohë në  këto ditë të para të shkollës  mësuesit ndajnë këtë mendim.