“Një vajzë shtatzënë dhe një 74-vjeçar të përfshirë në shitjen e drogës”,...

“Një vajzë shtatzënë dhe një 74-vjeçar të përfshirë në shitjen e drogës”, zbulohen detaje nga megaoperacioni

563
SHPËRNDAJE

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me megaoperacionin antidrogë që ditën e sotme rezultoi në arrestimin e mbi 200 personave.

Ajo ka zbuluar se në mesin e të arrestuarve për shitje droge ka qenë edhe një vajzë shtatzënë dhe një i moshuar mbi 74-vjeç.

Ajo shtoi se operacioni policor ka nisur muaj më parë, ndërsa tregoi se shpërndarësit janë kompromentuar nga përgjimet dhe provat fotografike të tyre gjatë shitjes së lëndëve narkotike.

“Një vajzë shtatzënë dhe 3 të tjera janë përfshirë në shitjen e drogës dhe janë arrestuar gjatë operacionit antidrogë. Një burrë mbi 74 vjeç ishte përfshirë po ashtu në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Çmimi i kokainës në vend ka rënë, sepse ka magazina me shumicë që nuk është shitur. Pastërtia e kokainës sipas ekspertëve shkon deri në 90%. Fakti që shitet lirë tregon se në Shqipëri mund të gjendet më kollaj.

Operacioni ka nisur muaj më parë. Janë fotografuar dhe përgjuar momentet e blerjes së drogës nga persona të infiltruar. Shumica e të arrestuarve janë shpërndarës droge, por jo përgjegjësit kryesorë”. u shpreh ajo.

S'KA KOMENTE