Ja momenti kur vritet 41 vjecari ne Fier

Ja momenti kur vritet 41 vjecari ne Fier

3241
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori, atentat i regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli” në Fier. Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Agim (Agli) Gashi, 35 vjec

Rruga ku ndodhi atenati ka patur kamera sigurise, të cilat kanë filmuar momentin e vrasjes së Javerit, rreth 100 metra larg banesës së tij. Në momentin e ngjarjes, viktima ndodhej në automjetin tip “Porsche Cayene” ngjyrë të zezë, ndërsa autori me makinë të tipit “Mercedes Benz” ngjyrë gri të errët, me targa shqiptare.

Dyshohet se Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel, siç shihet dhe në videon e publikuar

Po ashtu, në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet dhe se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës, Agim Gashi e ka qëlluar me pistoletë, teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Pas atentatit, Agim (Agli) Gashi dyshohet se u arratis në drejtim të Vlorës dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Autori dhe viktima kishin lidhje krushqie mes tyre, por burime bëjnë me dije se ata janë konfliktuar rreth dy javë më parë në Gjermani. Viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.

S'KA KOMENTE