Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier. Kreu i Bashkise Subashi :”Asnjë person nuk është në rrezik”

Zjarri që ka rënë jashte shtëpisë së të moshuarve në Fier, ka bërë që të paktën pesë të moshuar të dergohen në spital për shkak të asfiksise nga perhapja e tymit ne godine

Mesohet se të paktën 5 autoambulanca janë larguar nga shtëpia e të moshuarve në drejtim të spitalit, ndërsa dy të tjera ndodhen në vendin e ngjarjes. Asnjë prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën.

Forcat e rendit, kanë rrethuar shtëpinë e të moshuarve. Atje shkoi edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili tha se ka qenë një zjarr aksidental dhe më pas tymi është përhapur në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet kuzhina dhe mensa.

“Zjarri ka ndodhur në një orar ku nuk mensë dhe kuzhinë nuk ka pasur persona. Me punën që do të bëjmë sonte besoj se çdo gjë do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Përgjithësisht nuk kemi dëme në pjesën e godinës dhe besoj se deri nesër do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme”, tha Subashi duke theksuar se shumica e të moshuarve janë në gjendje të mirë.

Policia jep detaje nga zjarri ne qendren e te moshuarve ne Fier

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarr brenda qendres se te moshuarve ne FIER

Nje zjarr ka rene para pak minutash ne qendren e te moshuarve ne Fier. Zjarri ka ndodhur jashte ambjenteve te godines ndersa ne vendngjarje kane shkuar mjetet zjarrefikese si dhe disa autoambulanca.

Ende nuk behet e ditur nese ka te lenduar ndersa disa te moshuar po transportohen drejt spitalit te Fierit ne gjendje asfiksije.Dyshohet se zjarri eshte shkaktuar nga nje shkendije elektrike ne nje kabine jashte ambjenteve te aziles ndersa tymi ka hyre ne mjediset e qendres se te moshuarve

Athina letër BE: Pa u zgjidhur çështja e Belerit, nuk ka pajtim për hapjen e negociatave

Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër mbajtjes ende në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri”, kështu shkruan sot media greke, “Protothema”.

Më tej thuhet se sipas informacioneve, sot në COREPER (Këshilli i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së) Greqia ka shprehur hezitim në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, duke bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk do të ketë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrave të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarës, Fredi Beleri.

Në tetor, Greqia nuk ka pranuar dërgimin e letrës së “27”-ve për hapjen e një sërë Kapitujsh në pikënisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë.

“Athina me deklaratat e ministrit të Jashtëm Giorgos Gerapetritis dhe me misionin në Tiranë të ministrit të shtetit Stavros Papastavros i cili vizitoi Fredi Belerin në burgun e Durrësit, ka dërguar një mesazh të qartë se do të përdorë çdo mjet presioni që ka në dispozicion, për të rrëzuar këtë ndjekje penale arbitrare dhe politike ndaj Belerit, i cili dhunon brutalisht Shtetin e Ligjit në Shqipëri”, shkruan “Protothema”.

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor 

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të ditës së djeshme duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon të qëndrojë në zbritje edhe pse shfaqet e qëndrueshme këtë mëngjes duke u blerë sot me 102.4 lekë dhe duke u shitur me 103.3 lekë në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu edhe ajo nuk ka pësuar luhatje këtë mëngjes por mbetet relativisht në rënie përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 105.6 lekë dhe duke u shitur me 106.8 lekë.

Paundi britanik është valuta e vetme që ka pasur një rritje të vlerës këtë të mërkurë duke u blerë sot me 117.6 lekë dhe duke u shitur me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Kërkoi lirine. Gjykata e Lartë refuzon ankimin e Alma Kaçit

Gjykata e Lartë ka vendosur të “rrëzojë” Alma Kaçin. Mesohet se Kaçi kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por gjykata nuk ishte e këtij mendimi duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin dhe dosjen e ka çuar për gjykim. Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në bazë të hetimeve Alma Kaçi, është personi, i cili i ka dhënë përfitime të parregullta Safet Gjicit, ish-drejtuesit të Bashkisë Kukës.

Pankarta e foto me Enver Hoxhën dhe Stalinin, komunistët homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”

Komunistët kanë zhvilluar sot homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, në kuadër të 29 nëntorit, Ditës së Çlirimit.Pas vendosjes së kurorës, Qemal Çiçollari ka folur për mediat duke thënë: Kemi ardhur sot këtu për të nderuar ditën e clirimit të atdheut. Sot në pushtet nuk është më populli.Komunistë, të nderuar pjesëmarrës, sot Partia Komuniste e Shqipërisë, e zhvillon këtë aktivitet politik në datën 29 nëntor 1944, pra e vërtetë kombëtare dhe triumfoi revolucioni popullor 28 mijë dëshmorë, por edhe dëme të mëdha materiale”.Ndërkohë, komunistët shiheshin me pankarta të Enver Hoxhës dhe Stalinit.Në disa prej tyre shkruhej “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”.