Gruaja gjendet e vdekur në rrugë, ja çfarë dyshon policia

Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në rrugë në lagjen nr.7 në Korçë. E moshuara është gjetur e vdekur nga kalimtarët, të cilët më pas kanë lajmëruar edhe policinë. Sipas policisë vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 26.10.2022, rreth orës 09:10, në lagjen nr. 7, Korçë, në rrugë, është gjetur e pa jetë, shtetasja Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Ish- drejtoresha e ARRSH Sonila Qato paraqitet në SPAK

Ish- drejtoresha e ARRSH Sonila Qato është parë të hyjë në ambientet e SPAK.

52% e fondeve për rrugët vitin që vjen financojnë Tunelin e Llogorasë

Përveç financimit të kontratave koncesionare, Ministria e Infrastrukturës do të realizojë rreth 12 miliardë lekë (100 milionë euro) investime në ndërtim dhe sistemim rrugësh në akset nacionale të vendit vitin që vjen.

Por sipas të dhënave nga Ministria e Financave, 52% e kësaj shume rreth 6.2 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e punimeve në Tunelin e Llogorasë. Përveç 12 miliardë lekëve, një fond i veçantë prej 4.5 miliardë lekësh do të çelët nga buxheti i vitit 2023 për financimin e kontratave koncesionare.

Investimet publike në infrastrukturën rrugore janë përqendruar këto tre dekada në periferi, duke lënë territorin e qendrës së vendit ku është e përqendruar gati gjysma e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik pa infrastrukturë.

Vitet e fundit fondet buxhetore për rrugët kanë shkuar në jug të vendit, me aksin Kardhiq-Delvinë, Qukës-Qafë-Plloçe, Korçe-Ersekë dhe së fundmi tunelin e Llogorasë që për vite të tëra po marrin pothuajse të gjitha fondet e programuara për rrugët.

Por ndërkohë Tirana-Durrësi dhe Rinasi janë me infrastrukture të vjetruar dhe nuk i përgjigjet fluksit të udhëtareve. Zona Fushë-Krujë, Tiranë -Durrës gjendet me hendek në infrastrukturë, duke i bërë jo fisibël edhe investimet e  bëra në akset periferike.

Në projektbuxhetin 2023 infrastruktura e qendrës së vendit është lënë pa financim, ndërkohë që projektet për rivitalizimin e saj kalojnë nëpër disa kontrata koncensionare PPP me kosto të larta dhe afate të gjata. As hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nuk po përparon, një projekt që sipas afateve fillestare pritej të përfundonte këtë vit.

Pjesa verilindore e Unazës së Re, e cila nis nga Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri-Shkozë është projekti më madhor në infrastrukturën rrugore që po bëhet në qendër të vendit.

Por financimet e saj më së shumti janë përqendruar në vitin 2025 sipas grafikut të listën së investimeve që shoqëron projektbuxhetin 2023.

Zgjedhjet lokale të vitit që vjen sërish do të transferojnë fondet për infrastrukturën kryesisht jashtë qendrës. FSHZH për vitin që vjen ka një buxhet 11 miliardë, 17% më i lartë se i këtij viti.

Kjo shumë do ta përdoret për financimin e rreth 84 projekteve, shumica e të cilave nuk i përkasin qendrës së vendit.

Përveç fondeve të brendshme, financimet e huaja për infrastrukturën vitin që vjen janë rreth 20 miliardë lekë dhe të përqendruara në financimin e bypass-eve dhe linjave hekurudhore. Projektet me financim të huaj janë më vizionare dhe fisibël se financimet e brendshme.MONITOR

Shqiptari vret 45-vjeçarin në Itali, kamerat zbulojnë sherrin me një vajzë para lokalit

Një 45-vjeçar maroken është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij, të parkuar në mes të rrugës, në Cornaredo të Italisë.

Mediat fqinje shkruan se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është një shtetas shqiptar, i cili para se ta vriste 45-vjeçarin, është dëgjuar duke bërtitur: Mëso të respektosh gratë.

Gjithçka ka ndodhur në Piazza della Libertà në Cornaredo, ku ndodhet lokali Agorà dhe kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë ngjarjen.

Nga pamjet shihet se marokeni ka qenë duke debatuar fillimisht me një vajzë, ndërsa shqiptari e pret jashtë. Më pas ai e sheh 45-vjeçarin teksa del, afrohet për të diskutuar, më pas largohet dhe kthehet para klubit me armë dhe e qëllon.

Viktima fillimisht ka tentuar të mbrohet me një thikë ndërsa më pas është futur në makinë për t’u larguar, por ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Dy vëllezërit shqiptarë masakruan për vdekje 53-vjeçarin grek, zbardhen detajet

Vrasja e një 53-vjeçari nga dy vëllezër shqiptar në Halkidiki të Greqisë ka lënë të tronditur komunitetin. Mediat greke kanë zbuluar sot detaje të reja për konfliktet që familja e viktimës dhe familja e vëllezërve shqiptarë kanë pasur edhe në të shkuarën.

Sipas informacioneve dhe asaj që raportojnë dëshmitarët okularë, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur dy vëllezërit, një 27-vjeçar dhe një 47-vjeçar, kanë mbërritur në shtëpinë ku jetonte viktima me familjen e tij.

Më pas për një arsye ende të panjohur ka pasur një debat të fortë mes viktimës, dy fëmijëve të tij dhe dy vëllezërve shqiptarë.

27-vjeçari, i cili ishte në një lidhje romantike me vajzën e viktimës, ka plagosur me thikë djalin 24-vjeçar të viktimës ndërsa ka shtyrë edhe partneren e tij 18-vjeçare.

Më pas, vëllai i shqiptarit ka goditur viktimën në shpinë me sëpatë.

Pjesa më e madhe e dëshmitarëve raportojnë se bëhet fjalë për dy familje të cilat shpesh janë përplasur me njëra-tjetrën, por kanë frikë të flasin më tepër, pasi dinë se edhe më herët këta përsona kanë pasur probleme me policinë.

Vajza e viktimës, sipas banorëve të zonës, ishte në lidhje me 27-vjeçarin, por nuk dihet nëse ky fakt lidhet me ngjarjen.

Sakaq, dy vëllezërit u arrestuan mesditën e së nesërmes së vrasjes nga punonjësit e policisë së Departamentit të Sigurimit të Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Poligyros.

Bie aksidentalisht nga ballkoni, humb jetën 64-vjeçarja

Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

FIER/Prangosen 2 shtetas të shpallur në kërkim

Fier / Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit në kërkim:

-I. H., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 19.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”;

-E. M.(H)., 25 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në datën 31.03.2022, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin tip “BMW”, me pretendimin për ta riparuar në një servis dhe nuk ia ka kthyer më.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 69 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍

Arrestohet në Fier 44-vjeçari,trafikonte emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave

Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Savër”, për evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap në flagrancë, duke transportuar emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 44-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Savër”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • L. J., 44 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore Fier, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 4 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.