Dy vëllezërit shqiptarë masakruan për vdekje 53-vjeçarin grek, zbardhen detajet

Dy vëllezërit shqiptarë masakruan për vdekje 53-vjeçarin grek, zbardhen detajet

227
SHPËRNDAJE

Vrasja e një 53-vjeçari nga dy vëllezër shqiptar në Halkidiki të Greqisë ka lënë të tronditur komunitetin. Mediat greke kanë zbuluar sot detaje të reja për konfliktet që familja e viktimës dhe familja e vëllezërve shqiptarë kanë pasur edhe në të shkuarën.

Sipas informacioneve dhe asaj që raportojnë dëshmitarët okularë, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur dy vëllezërit, një 27-vjeçar dhe një 47-vjeçar, kanë mbërritur në shtëpinë ku jetonte viktima me familjen e tij.

Më pas për një arsye ende të panjohur ka pasur një debat të fortë mes viktimës, dy fëmijëve të tij dhe dy vëllezërve shqiptarë.

27-vjeçari, i cili ishte në një lidhje romantike me vajzën e viktimës, ka plagosur me thikë djalin 24-vjeçar të viktimës ndërsa ka shtyrë edhe partneren e tij 18-vjeçare.

Më pas, vëllai i shqiptarit ka goditur viktimën në shpinë me sëpatë.

Pjesa më e madhe e dëshmitarëve raportojnë se bëhet fjalë për dy familje të cilat shpesh janë përplasur me njëra-tjetrën, por kanë frikë të flasin më tepër, pasi dinë se edhe më herët këta përsona kanë pasur probleme me policinë.

Vajza e viktimës, sipas banorëve të zonës, ishte në lidhje me 27-vjeçarin, por nuk dihet nëse ky fakt lidhet me ngjarjen.

Sakaq, dy vëllezërit u arrestuan mesditën e së nesërmes së vrasjes nga punonjësit e policisë së Departamentit të Sigurimit të Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Poligyros.

S'KA KOMENTE