Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me 10 kg kokainë në makinën me të cilën po udhëtonin.
Ata u ndaluan për kontroll rutinë nga policia rrugore, por qeni nuhatës arriti të zbulonte drogën e fshehur në pjesën e poshtme të makinës, një vend i improvizuar fiks për pakot me kokainë.
Kokaina ishte e ndarë në 9 pako, të cilat u sekuestruan nga efektivët e policisë. Aktualisht dy të rinjtë shqiptarë ndodhen në paraburgim në Imperia, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.