Greqi/Perfshihet nga flaket autobusi që transportonte nxënës

Momente paniku u shpalosën në Selanik, kur një autobus që transportonte studentë u përfshi nga flakët.

Zjarri ka rënë pas një defekti mekanik dhe kjo ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë.

Shoferi ndaloi në kohë dhe autobusi u evakuua shpejt. Fëmijët dhe shoqëruesit dolën të sigurt dhe qëndruan në një distancë të sigurt, pas hekurave mbrojtëse.


Shumë shpejt në vendngjarje nisi operacioni i shuarjes.

Nga informacionet e para thuhet se autobusi i përket një shkolle private dhe se fëmijët kanë zbritur menjëherë dhe janë dërguar në vend të sigurt.

Në operacionin e fikjes së zjarrit kanë marrë pjesë 8 zjarrfikës me 3 automjete. Në vendngjarje ndodhen edhe makinat e patrullës së policisë.Duke folur për ERT, drejtuesi i mikrobusit tha: “Makina filloi të nxirrte tym, e pashë nga pasqyrat, i binin borisë edhe makina të tjera. Ne i çuam fëmijët pak më tej dhe më pas mori flakë”.

Rama publikon pamje nga vendi ku do të mirëpresë liderët e BE-së

Ditën e nesërme, me 6 Dhjetor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak minuta më parë pamjet nga sallat ku do të mirëpresë liderët e BE-së. “Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri”, ka shkruar Rama.

https://fb.watch/he0TGOsK6G/?mibextid=cr9u03

Samiti i BE-BP, linjat e urbanëve nesër të bllokuara për 14 orë

Në kuadër të samitit BE-BP që do të mbahet nesër në kryeqytet, Bashkia e Tiranës njofton përmes një shkrese zyrtare se linjat e urbanëve do të jenë të bllokuara nga ora 06:00 deri në 20:00.

“Ndalohet

qarkullimi i automjeteve në perimetrin, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga e Elbasanit, Bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Zhan Dark” dhe rruga “Ibrahim Rugova, nga ora 06:00 deri në orën 20:00. Ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë të përgjithshme mbi 7.5 ton, për mjetet me transport të përzier, në qytetin e Tiranës.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve, linjave do të devijohet si më poshtë: Linja nr.1 Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias, 1/B “Kodra e Diellit”2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias, pezullohet. Linja nr.2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik, Ish-stacioni i Trenit, pezullohet. Linja nr.3, Kashar-Yzberisht-Qendër, pezullohet. Linja nr.4, Qendër, QTU-Megatek-City Park, pezullohet. Linja nr.5/B, Institut-Qendër, pezullohet. Linja nr.9, Qytet Studenti-Jordan Misja, pezullohet. Linja nr.10/A, Materniteti i Ri-Qendër-Ish-fusha e Aviacionit, pezullohet. Linja nr.13 Tirana e Re, pezullohet. Linja nr.14, devijon te “Rruga e Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. 

Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve rrethqytetëse në rrugën e “Elbasanit”. Ndalohet qarkullimi i të gjithë mjeteve artikulare në transportin qytetas dhe rrethqytetas”-thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

PD nxjerr emrat e balotazhit per kandidatët në 8 bashki ku perfshihet edhe FIERI

Janë 8 bashki ku do të shkohet në balotazh në procesin e primareve për kandidatët e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Anëtarja e KOKOE, Fatbardha Kadiu foli për rezultatet finale të Primareve në disa prej bashkive

Komisioni i Organizimit të Operacioneve Elektorale pranë PD, bazuar në vendimin nr.38 të Këshillit Kombëtar të PD, vendimit 50 të KOKOE-s, si dhe udhëzimet përkatëse vendosi miratimin e rezultatit përfundimtar të procesit të Primareve për përcaktimin e kandidatëve të PD, për organet e qeverisjes vendore, për zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023.

Bazuar nga procesverbalet e plotësuara nga Komisionet e Vendimit dhe numrit të degëve, të ardhura zyrtarisht nga degët përkatëse për:

Bashkinë Fushë Arrëz, Bashkinë Mirditë, Bashkinë Krujë, Bashkinë Dibër, Bashkinë Fier, Bashkinë Sarandë, Bashkinë Librazhd, Bashkinë Mat.

Bazuar në pikën 10 të vendimit 38 të Këshillit Kombëtar më dt.01.10.22, do të zhvillohet balotazh midis dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave, dhe përkatësisht:

Për Bashkinë Fushë-Arrëz midis z.Hilë Curri dhe z.Hilë Kola;

Për Bashkinë Mirditë midis z.Albert Mëlyshi dhe z.Aleksandër Lala;

Për Bashkinë Krujë midis z.Agron Loka dhe z.Ndriçim Babasi;

Për Bashkinë Dibër midis z.Ismail Uka dhe z.Besnik Halku

Për Bashkinë Fier midis z.Etvar Kodheli dhe z.Artur Mahmutaj;

Për Bashkinë Sarandë midis z.Ardit Cikuli dhe z.Ilir Nikollo;

Për Bashkinë Librazhd midis z.Shefki Çota dhe z.Aranit Leka;

Për Bashkinë Mat midis z.Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi brenda tri ditëve, pranë Komisionit të Apelit dhe të Sanksioneve të PD. Ju faleminderit!

Sekuestron mbi 100 mijë euro pasuri, ja kujt i përkasin 

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar mbi 100 mijë euro që i përkasin shtetasit Edison Frakulla, idënuar më parë për korrupsion pasiv. Më konkretisht janë sekuestruar dy apartamente në Tiranë dhe një sipërfaqe toke are në Vlorë.

Nënjoftimin e Prokurorisë thuhet se , pasuritë e evidentuara janë të pajustikikuara.

Njoftimi i Prokurorise Vlore

Prokuroria Vlorë sekuestron pasuritë e shtetasit E.F. dënuar më parë për veprën penale të“Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

Në datë 01/12/2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në Ligjin me nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar, ka regjistruar procedimin pasuror me nr.01, në ngarkim të shtetasit E. F.

Ky procedim pasuror, është regjistruar mbi bazën e referimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë si dhe pas administrimit të akteve të procedimit penal me nr.509 të vitit 2019.

Rezulton se shtetasi E.F., është arrestuar nga policia e Vlorës në datë 03/06/2006, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Me vendimin penal me nr.380 datë 08.11.2006 të Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Korruspionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe është dënuar me 16 muaj burgim dhe 1 milion lekë gjobë.

Ky vendim ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar.

Në përfundim të verifikimeve të kryera si dhe pas administrimit të akteve të procedimit penal me nr.509 të vitit 2019 (regjistruar për nenin 287 të Kodit Penal), ka rezultuar se shtetasi E.F., ka në pronësi dhe disponon pasuri që nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të realizuara ndër vite.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit E. F. dhe familjarëve të tij, rezulton e provuar se:

Së pari, pasuritë e evidentuara janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi jo vetëm ekziston dyshimi i arsyeshëm por është e provuar se shtetasi E. F., ka qënë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike″, parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar pas përfshirjes së këtij shtetasi në veprimtarinë kriminale të mësipërme.

Së dyti, pasuritë e evidentuara, zotërohen nga shtetasi i sipërpërmendur si subjekt i ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme, në vlerën dhe masën e përcaktuar në aktin e ekspertimit kontabël të kryer.(-13,960,441 lekë).

Së treti, ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sekuestrimi i pasurive, si më poshtë:

  1. Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.
  2. Pasuria nr109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.
  3. Pasuria nr109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Me vendimin me nr.524 datë 02/12/2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur masën e sekuestros mbi pasuritë e mësipërme, bazuar në ligjin me nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Lidhur me zbatimin e vendimit të mësipërm është nxjerrë urdhri i ekzekutimit i cili është zbatuar nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore duke u vendosur pranë regjistrave kadastralë në ASHK lidhur me pasuritë e mësipërme.

Greqi, Shpërthim i fuqishëm në një shkollë, humb jetën një fëmijë dhe plagosen dy të tjerë

Sxoleio Serres2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një shollë, ka humbur jetën një fëmijë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Referuar mediave vendase,
shpërthimi ka ndodhur në sistemin e kaldajave por ende nuk dihet shkaku ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia.

Sipas informacioneve, shpërthimi në kaldaja ka ndodhur gjatë pushimit, si pasojë e të cilit pjesë muri dhe një derë metalike janë hedhur tridhjetë metra larg, duke rënë mbi fëmijët dhe duke i plagosur.

Burimet thonë se fëmija që humbi jetën ishte nxënës i klasës së 6-të, ndërsa dy të tjerët janë nxënës të klasës së parë dhe të katërt.

Një ditë para samitit, Policia njofton qytetarët: Këto janë rrugët që do të bllokohen


Njoftimi i Policise se Shtetit

Në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e Samitit Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor, i cili për shkak të rëndësisë së veçantë institucionale dhe shtetërore, zhvillohet nën masa të sigurisë së lartë, ju bëjmë me dije se:

  • Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00, të datës 06.12.2022.

Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane, që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet, në perimetrin e sigurisë, bllokimi do të fillojë në orën 06:00, ndërsa në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në kuadër të Samitit, bllokimi do të fillojë në orën 08:00.

  • Do të bllokohen këto akse:

– Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;

– Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;

– Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;

– Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

-Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.

Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente. Mjetet që nuk janë larguar do të spostohen me mjete ngritëse, nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

  • Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe ato të emergjencave civile, nuk do të ketë pengesa, perveç kontrolleve nga punonjësit e Policisë, në perimetrin e sigurisë. Sqarojmë se, të gjitha mjetet e emergjencave që do t’u duhet të lëvizin në drejtim të QSUT-së dhe spitalit Shefqet Ndroqi, duhet të ndjekin unazën lindore, kur vijnë nga juglindja, për të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata Botërore-Farka-Sanatoriumi-Kodra e Priftit-QSUT.

Gjithashtu, emergjencat mjekësore që vijnë të Spitali i Traumës, nga veriu dhe jugu, gjatë kohes së bllokimit të akseve rrugore, të ndjekin akset alternative: “Paskuqan-rruga “Azem Galica”-shinat e trenit-Spitali i Traumës” dhe “Rruga e Shkodrës-rruga “Petrit Radovicka”-rruga “Gjergj Legisi”-rruga “Lord Bajron”-Spitali i Traumës”.

  • Gjithashtu, sqarojmë se:

-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”;

-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”;

– Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

Aeroporti i Rinasit njofton të gjithë pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë nesër, 6 dhjetor, që të paraqiten në aeroport katër orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, për të shmangur sa me shumë levizjet me mjete, në datën 06.12.2022.

SPAK mbyll hetimet për inceneratorit e Fierit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit. Ndërkohë të pandehurve iu janë komunikuar akuzat.

Ish-deputeti i PS , Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.Mësohet se Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli.

Ndërkohë, Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtepie’Sakaq, Arben Dervishi, Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi edhe Alqi Bllako, kanë marrë gjithashtu masën ‘arrest me burg’.

Ndërsa në kërkim janë Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Xhuzepe Çiafalione.