Video virale ,delet filmohen duke ecur në formë rrethi për 12 ditë rresht

Një video e tufës së deleve në Kinë që ecën 12 ditë pa pushim duke u rrotulluar është bërë virale.

Në videon e regjistruar nëfillim të nëntorit, delet shihen duke u rrotulluar vazhdimisht në një fermë në Kinën veriore.

Ashtu siç pritej, imazhi me delet bëri bujë teksa të gjithë u përpoqën të kuptonin se çfarë i bënte delet të lëviznin në atë mënyrë.

Pronari i fermës, sipas Faily Mail, tha se gjithaçka filloi me disa dele por shumë shpejt iu bashkuan dhe anëtarët e tjerë të tufës.

Ajo që është edhe më e çuditshme është se në fermë ka gjithsej 34 grupe delesh por lëvizjen rrethore e bënë vetëm ato në grupin numër 13.Edhe pse shkaku që i bëri delet të lëvizin në rreth për 12 ditë nuk është ende i qartë, disa kujtuan se sëmundja listerioza mund të çorientojë kafshët dhe t’i bëjë ato të rrotullohen vazhdimisht në atë mënyrë

Qëlloi gruan dhe vrau veten me plumb në kokë, kush është shqiptari që humbi jetën

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku shqiptari Oltjon Sallaku, 21 vjeç qëlloi me armë zjarri gruan e tij dhe më pas vrau veten.

Mediet italiane bëjnë me dije se Lamia Elmari, 18-vjeçarja marokene, e cila mori një plumb në gjoks, është jashtë rrezikut për jetën.

Sallaku qëlloi veten me plumb në kokë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një sherri.

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen.  Oltjoni punonte usta dhe cilësohej nga njerëzit që e njihnin si një djalë i mirë.

Një mik tregon se e ka takuar pak para gjestit fatal dhe dukej i qetë.Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Aksident i rëndë, ambulanca del nga rruga, raportohet për 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Lezhë-Milot pak më parë.

Siç duket në pamje, një ambulancë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, ku është kthyer përmbys.

Në autoambulancë kishte një pacient. Mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të kryqezimit te Markatomajve. Raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe personeli mjekësor.

Inceneratorët/ Dalin 11 emrat që SPAK kërkon të arrestohen

Mëngjesin e sotëm SPAK ka lëshuar 11 udhër-arreste, mes të cilëve 5 persona deri më tani janë arrestuar nga Policia e Shtetit.

Mes personave që është lëshuar urdhër-arrest është edhe biznesmeni Mirel Mërtiri, për të cilin është marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Zbardhen emrat e personave që SPAK kërkon arrestimin e tyre, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për;
Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza

Gentian Zifla
Arjola Kodra
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Luran Dusha
Arben Dervishaj

LAJM I FUNDIT/ Inceneratorët, SPAK në aksion, disa të arrestuar

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Raportohet për disa të arrestuar.Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër arreste për aferën e inceneratorëve, konkretisht për inceneratorin e Fierit.

Mesohet se 5 persona kanë rënë në pranga deri tani, ndërsa për 5 të tjerë ka informacion që ndodhen jashtë territorit shqiptar dhe janë në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë, një person tjetër është në kërkim brenda vendit.

Operacioni është në ijim e sipër dhe janë duke u kontrolluar disa banesa. 

NATO mblidhet për të diskutuar mbi incidentin në Poloni, goditjen e raketës

Paris – Ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të Nenit 4 të aleancës ushtarake, i thanë Reuters dy diplomatë evropianë.

Takimi vjen pas një shpërthimi në Poloni afër kufirit ukrainas, që thuhet se është shkaktuar nga një raketë endacake ruse.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të Aleancës, anëtarët e saj  mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.Një nga diplomatët tha se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodóë, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, raportuan mediat vendase.

Qeveria polake e ngriti nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së saj pasi kryeministri Mateusz Moraëiecki thirri një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të vendit për shkak të një “situate krize”, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.

Qeveria po diskuton gjithashtu nëse do të thirret neni 4 i traktatit themelues të NATO-s, që kërkon një takim të të gjitha shteteve anëtare të NATO-s në rastet kur shkelet integriteti territorial ose siguria e një aleati.


I dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari 

Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia në Shqipari pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Policia thotë  se i arrestuari është shtetasi Jani Zgorani, banues në fshatin Poscestë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Jani (Zeqir) Zgorani, 39 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Greqia drejt Shqipërisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Reagon për herë të parë Rusia pas raportimeve për sulme në Poloni

Pas raportimeve për sulme në territorin e NATO-s, në Poloni, ka reguar Ministria ruse e Mbrojtjes. Ajo i ka quajtur provokime të qëllimshme këto raportime.Rusia nuk i ka pranuar si të vërteta raportimet, duke thënë se deklaratat kanë qëllim përshkallëzimin e situatës.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ‘ruse’ në zonën e Przewoduwit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk u krye nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.

Pas raportimeve për sulme në territorin e NATO-s, në Poloni, ka reguar Ministria ruse e Mbrojtjes. Ajo i ka quajtur provokime të qëllimshme këto raportime.

Rusia nuk i ka pranuar si të vërteta raportimet, duke thënë se deklaratat kanë qëllim përshkallëzimin e situatës.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ‘ruse’ në zonën e Przewoduwit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk u krye nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.