Qëllohet për vdekje me plumb në zemër 26 vjecari shqiptar në Kanada

Qëllohet për vdekje me plumb në zemër 26 vjecari shqiptar në Kanada

323
SHPËRNDAJE

EMRI/ I riu shqiptar qëllohet për vdekje me plumb në zemër në Kanada

Një 26-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje pranë Carlsbad Springs, Kanada herët në mëngjesin e së shtunës.

Mësohet se policia ka identifikuar viktimën, dhe më pas ka njoftuar familjen.

Bëhet fjalë pë Granit Ahmetin, 26 vjeç, i cili punonte në një kompani karrotrecësh në Otava.

26-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje pranë Carlsbad Springs herët në mëngjesin e së shtunës, u përshkrua nga familjarët si një “djalë i dashur”, me një buzëqeshje ngjitëse dhe një dashuri për jetën që ishte “e pashoq”.

Në një njoftim për media të shpërndarë të dielën, njësia e vrasjeve kërkoi që banorët dhe bizneset pranë Farmers Way, Anderson Road, Thunder Road dhe Piperville Road të kontrollojnë kamerat e sigurisë për çdo “aktivitet të dyshimtë” nga ora 2-4 e mëngjesit.

S'KA KOMENTE