Trump paralajmëron publikimin e dosjeve UFO: “Do shihni gjëra të pabesueshme”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se administrata e tij do të publikojë dosje mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) në të ardhmen e afërt, duke deklaruar se ato përmbajnë gjëra “që nuk do t’i besonit se janë të vërteta”, raporton sot Newsweek. “Mendoj se do të publikojmë sa më shumë që të mundemi në të...
Dëshmia e Ballës shoqërohet me debate në dosjen “Partizani”: “Kallëzimin e bëra mbi dyshime”
Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për dosjen “Partizani” është shoqëruar me tensione dhe replika mes palëve, gjatë dëshmisë së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. I thirrur në cilësinë e kallëzuesit dhe dëshmitarit, Balla u vu përballë pyetjeve të avokatëve mbrojtës të Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës, të cilët kërkuan sqarime mbi mënyrën e sigurimit...
Dorëhiqet kryetarja e Këshillit Bashkiak Fier, prapaskenat e mocionit nga këshilltarët e majtë
Lëvizjet e fundit në Këshillin Bashkiak të Fierit nuk duken thjesht si një çështje proceduriale, por si pjesë e një rikonfigurimi më të gjerë politik brenda së majtës, në prag të zgjedhjeve vendore të ardhshme. Dorëheqja e kryetares Antoneta Çunaj, e paraprirë nga kërkesa e vetë këshilltarëve socialistë për mocion ndaj saj, ngre pikëpyetje mbi arsyet reale dhe mesazhin...
Malaj: Masat ndaj rritjes së çmimeve do fokusohen te shtresat në nevojë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi këtë të enjte se qeveria po ndjek nga afër zhvillimet ekonomike në vend, në një kohë kur rritja e çmimeve po ndikohet edhe nga tensionet në Lindjen e Mesme. Në një konferencë për mediat, Malaj theksoi se situata është në monitorim të vazhdueshëm nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë, ndërsa paralajmëroi se...
Ervin Salianji dorëzon kandidaturën për kreun e PD përballë Berishës
Një situatë e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë në selinë e Partisë Demokratike, ku përfaqësuesi i ish-deputetit Ervin Salianji nuk ka mundur të dorëzojë dokumentacionin për kandidim në garën e brendshme. Rreth mesditës, Orest Berberi, i autorizuar nga Salianji, është paraqitur pranë selisë blu për të dorëzuar dokumentet përkatëse. Ai ka qëndruar në ambientet e hyrjes dhe ka komunikuar...
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur një rritje të re të çmimeve të karburanteve, duke e çuar çmimin e gazoilit në 208 lekë për litër, nga 206 lekë që ishte më herët, duke shënuar një rritje prej 2 lekësh. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e 30 prillit 2026, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të standardit SSH EN...
GJKKO hap rrugë dëshmitarëve për “Partizanin”: Balla dhe Rama në listë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dritën jeshile për thirrjen e 11 dëshmitarëve në çështjen “Partizani”, me kërkesë të SPAK. Në seancën e kësaj të enjteje pritet të dëshmojnë tetë prej tyre, mes të cilëve edhe deputeti socialist Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit. Para trupës gjykuese do të paraqiten ish-drejtues të klubit “Partizani”, përfshirë...
Prokuroria çon në gjyq zyrtarë të QSUT: Pacientët orientoheshin te privatët, pajisjet sabotoheshin
Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private për trajtimet që duhet të bëheshin në spitalin shtetëror si dhe sabotuan pajisjet e trajtimit të sëmurëve me tumor, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT, mjekë e specialistë për ‘Shpërdorim detyre’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, mes të cilëve...






