Roskoveci priti delegacionin ukrainas, në fokus shkëmbimi i përvojave në qeverisjen vendore dhe bujqësi

Bashkia Roskovec mirëpriti një delegacion nga Bashkia Letychiv e Ukrainës, në kuadër të një programi shkëmbimi përvojash mes institucioneve vendore. Aktiviteti u çel në orën 10:00 me fjalët përshëndetëse të Kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, Kryetarit të Bashkisë Letychiv, Ihor Tysiachnyi, Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, si dhe përfaqësuesve të NALAS, Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Bashkisë...

30-vjeçari q*lloi bashkëshorten me th*ke në krah dhe bark, shoqërohet nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit, ku një 30-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 29-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake, i riu i ka shkaktuar gruas dy plagë, në bark dhe në krah. Pas ngjarjes, autori është shoqëruar nga shërbimet e policisë. 29-vjeçarja u transportua fillimisht në spitalin e...

I kërkuari nga policia përplaset me 4 automjete dhe arratiset

Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme pranë markatës së Fruta-Perimeve në Durrës, teksa po ndiqej nga policia. Sipas informacioneve paraprake, gjatë tentativës për t’iu shmangur efektivëve, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me katër automjete të tjera. Pas aksidentit, i dyshuari ka braktisur makinën dhe është larguar menjëherë...

Rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, tensione në hyrje të kantierit

Punimet në Aeroportin e Vlorës kanë rifilluar pas më shumë se dy muajsh ndërprerje, pas vendimit të Gjykatës së Lartë në favor të kompanisë MABKO. Sipas informacioneve, në momentin kur punonjësit e kompanisë së Behgjet Pacollit tentuan të hynin në ambientet e aeroportit, ata u penguan nga rojet private të kontraktuara nga kompania 2A e Valon Ademit, duke shkaktuar tensione...

Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi – Afati deri më 26 Qershor

Afro 32.300 fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, për të cilat fondi total i vënë në dispozicion arrin në 52 milionë euro. Këtë vit, skema sjell disa risi të rëndësishme, ku bie në sy rritja e financimit për blegtorinë dhe bletarinë, si edhe ulja e pragut minimal të...

Makina përplaset me furgonin e pasagjerëve dhe përfshihet nga flakët

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Cërrik, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe më pas është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa menjëherë pas aksidentit makina ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar në asnjërin prej mjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses,...

 Motori përplas të moshuarën, 71-vjeçarja humb jetën 

Aksident me vdekje në rrugën nacionale Çermë Divjakë. Një motoçikletë ka përplasur një grua duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën.  Ike Dervishi rreth 71 vjeç ka humbur jetën në vend nga përplasja ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin motoçikletës shtetasin Leandro Xhillari, 22 vjeç.

Një grup protestuesish gdhihen sërish në bulevard

Një grup protestuesish kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë dhe vijojnë të qëndrojnë aty edhe mëngjesin e sotëm. Protestuesit janë vendosur në disa karrige metalike përgjatë bulevardit, ndërsa në shkallët e Kryeministrisë janë vendosur edhe këpucë, simbol i emigrimit dhe i qytetarëve të larguar nga vendi. Në zonë vijon të jetë e pranishme policia, ndërsa qarkullimi i automjeteve në bulevard...