Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin drejt Orikumit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor.
Sipas të dhënave paraprake, dy mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtuesit të motorit. Ai ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka shkaktuar gjithashtu dëme materiale të konsiderueshme në të dy mjetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.










