Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga disa vatra zjarri, të cilat janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.
Flakët janë afruar pranë zonave të banuara, duke shtuar rrezikun për banesat dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja po kryhet kryesisht me mjete rrethanore, pasi mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur depërtimin në disa pjesë të zonës.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave.










