Punimet në Aeroportin e Vlorës kanë rifilluar pas më shumë se dy muajsh ndërprerje, pas vendimit të Gjykatës së Lartë në favor të kompanisë MABKO.
Sipas informacioneve, në momentin kur punonjësit e kompanisë së Behgjet Pacollit tentuan të hynin në ambientet e aeroportit, ata u penguan nga rojet private të kontraktuara nga kompania 2A e Valon Ademit, duke shkaktuar tensione dhe përplasje mes palëve.
Pas ndërhyrjes së Policisë, situata u normalizua dhe punonjësit u lejuan të hynin në aeroport. Më pas, ata u rikthyen në zyrat dhe kantierin e punës për vijimin e projektit.
Administratori Selim Paçolli deklaroi se terminali i ri i Aeroportit të Vlorës pritet të përfundojë deri në fund të muajit korrik.










