76-vjeçari q*llon me th*kë vëllane, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me thikë nga vëllai i tij 76-vjeçar. Sipas policisë, rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, dy vëllezërit ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur për arsye ende të paqarta shtetasi M. Rr., 76...

Presidenti Begaj për protestën: E drejta për t’u shprehur paqësisht është e mbrojtur nga Kushtetuta

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me protestën qytetare, duke theksuar se e drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta. Deklaratën Begaj e bëri gjatë aktivitetit për 100-vjetorin e krijimit të Prefekturës së Tiranës, ku vlerësoi rolin historik të këtij institucioni në forcimin e...

Autobusë elektrikë dhe skemë të re parkimesh për bashkitë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e programit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i fokusuar në modernizimin e transportit publik dhe përmirësimin e infrastrukturës së parkimeve në të gjitha bashkitë e vendit. Gjatë një takimi me drejtues vendorë, Rama deklaroi se një nga prioritetet kryesore është kalimi drejt një flote autobusësh elektrikë me zero ndotje, të administruar nga bashkitë, për të...

Rrebeshe shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Rrebeshe shiu kanë përfshirë pasditen e sotme qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike. Reshjet e dendura kanë sjellë vështirësi në qarkullim, veçanërisht në aksin rrugor Elbasan–Peqin. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Përplasje mes dy automjeteve në Fier–Seman, dy të plagosur në spital

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në aksin Fier–Seman, pranë fshatit Ferem Çlirim, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja shëndetësore e të lënduarve është e stabilizuar...

Vijon ndotja ne pyllin Seman ,të huajt japin shembullin e tyre për mbajtjen pastër te mjedisit

Pylli i Semanit vijon të përballet me ndotje të konsiderueshme, një problem që rikthehet çdo verë dhe dëmton imazhin e zonës bregdetare. Edhe pse institucionet vendore dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura kanë ndërmarrë herë pas here aksione pastrimi, mbetjet e lëna nga vizitorët vazhdojnë të mbushin hapësirat e pyllit dhe zonës përreth. Për t’i ardhur në ndihmë situatës, 10 vullnetarë...

Përplasje Meta–Kryemadhi në GJKKO, gjykata ndërhyn pas debatit të ashpër

Seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes ish-bashkëshortëve. Debati nisi pas deklaratave të Metës, i cili u shpreh se nuk ka dijeni për veprimet apo mesazhet e Kryemadhit me persona të përmendur në dosje, si Piro Xhixho, Theodhori Çami dhe Adrian Shatku....

Rama mbledh drejtuesit e PS, fokus protesta dhe “Lufta digjitale”

Pas më shumë se një ore ka përfunduar këtë të mërkurë mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve, e cila nisi pak pas orës 08:30. Gjatë takimit, Rama ka kërkuar nga drejtuesit politikë dhe ministrat që të jenë më pranë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre. Ai është ndalur edhe te protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i...