76-vjeçari q*llon me th*kë vëllane, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me thikë nga vëllai i tij 76-vjeçar.

Sipas policisë, rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, dy vëllezërit ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur për arsye ende të paqarta shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij, E. Rr., 74 vjeç.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.