Qeveria hap skemë të re kredie për fermerët me kolateral prodhimin bujqësor

Një projektligj i ri i propozuar nga qeveria synon të lehtësojë aksesin e fermerëve në financim duke përdorur prodhimin bujqësor si garanci për kredi. Nisma, e titulluar “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, parashikon krijimin e një sistemi elektronik ku prodhimi i ardhshëm ose ai i magazinuar regjistrohet si kolateral. Përmes këtij mekanizmi, fermerët do të mund të marrin financim...

Rikthehet shqetësimi për furnizimin me ujë në Fier, banorët instalojnë sërish depozita në pallatet e vjetra

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë rikthyer shqetësimin për furnizimin me ujë në qytetin e Fierit. Në shumë zona, veçanërisht në pallatet e ndërtuara para viteve 1990, banorët shprehen të frikësuar për mungesën e ujit, kryesisht në katet e sipërme. Për shkak të ndërprerjeve dhe presionit të ulët në rrjet, shumë familje kanë nisur sërish...

Skënder Hita: Kush shkakton zjarr, me dashje apo nga pakujdesia, do të përballet me drejtësinë

Me nisjen e sezonit veror, Policia e Shtetit ka intensifikuar masat dhe kontrollet në terren me qëllim parandalimin e zjarreve, të cilat çdo vit shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pyje, kullota dhe prona private. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se strukturat policore do të jenë në gatishmëri të shtuar gjatë gjithë sezonit, ndërsa theksoi se...

Zjarr në Ranën e Hedhur, flakët afrohen pranë bizneseve në zonën turistike

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, duke alarmuar autoritetet dhe pushuesit. Flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të një sipërfaqeje me pisha, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur në zonë. Në terren ndodhen dhjetëra forca zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe...

Kapet në Gjirokastër 30-vjeçari i kërkuar për pengmarrjen dhe dhunimin e një të riu në Vlorë

Kapet një tjetër autor i dyshuar i pengmarrjes dhe dhunimit të një 20-vjeçari në Vlorë. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi R. L., 30 vjeç, banues në fshatin Risili, i shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 21 maj 2026. Arrestimi u bë në aksin rrugor “Tepelenë–Gjirokastër”, gjatë operacionit të koduar “Strike 2”, të...

Rama: Zvërnecin e kanë marrë investitorët nga privati, Shteti nuk po fal gje!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat për projektin turistik në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, duke i cilësuar si të rreme lajmet se shteti po fal prona publike. Gjatë prezantimit të kompanisë së teknologjisë “Albanian Digital Solution”, Rama deklaroi se zona e Zvërnecit ku parashikohet investimi është pronë private dhe jo pasuri shtetërore. “Shteti nuk po fal...

SPAK çon për gjykim tre ish-efektivë policie, akuzohen për lidhje me grupet kriminale të drogës

Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 169/1 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:  Erdit Hazizaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të...

Kompanitë e naftës do të hedhin në gjyq qeverinë, duan kompensim për llogaritje të gabuar të çmimit

Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për llogaritjen nën kosto të çmimit të naftës. Që nga 26 marsi, qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës për Hidrokarburet, që llogarit çmimet në bazë të formulës të miratuar që në krizën e vitit 2022, kur nafta u shtrenjtua pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Që nga...