Një projektligj i ri i propozuar nga qeveria synon të lehtësojë aksesin e fermerëve në financim duke përdorur prodhimin bujqësor si garanci për kredi.
Nisma, e titulluar “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, parashikon krijimin e një sistemi elektronik ku prodhimi i ardhshëm ose ai i magazinuar regjistrohet si kolateral. Përmes këtij mekanizmi, fermerët do të mund të marrin financim duke e mbështetur kredinë në vlerën e prodhimit të tyre.
Dëftesa tregtare elektronike do të lëshohet përmes platformës “e-Albania” dhe do të regjistrohet në sistemin e Ministrisë së Bujqësisë dhe në regjistrin e barrëve siguruese. Kjo dëftesë do të shërbejë si bazë për vlerësimin dhe dhënien e kredisë nga institucionet financiare.
Projektligji parashikon gjithashtu masa sigurie për kreditorët. Nëse prodhimi nuk plotëson detyrimet e vendosura, fermeri duhet ta zëvendësojë atë me një kolateral tjetër me vlerë të barabartë. Në rast pamundësie, mund të përdoren edhe prodhimet e sezonit pasues për shlyerjen e borxhit










