Rama uron 28 Nëntorin: Ky është 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta lidhë urimin për 28 Nëntorin, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me aspiratën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në Facebook, mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë e cilëson këtë si 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar.

“MIRËMËNGJES, dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama.