Një ditë pas zbulimit të mishit të kalbur në një pikë përpunimi në Fier, fast-food-et që zakonisht frekuentohen nga të rinjtë janë thuajse të braktisura nga klientët.
Pas publikimit të investigimit të “Fiks Fare”, ku u bë e ditur se rreth 2 tonë mish i destinuar për përgatitjen e gjiros dhe sufllaqeve ishte bllokuar, qytetarët duket se janë treguar të kujdesshëm ndaj konsumit të këtyre produkteve.
Në pamjet e sotme, pikat e fast-food-it që zakonisht kanë fluks klientësh, kryesisht të rinj, paraqiten me shumë pak frekuentim.










