1600 efektivë policie në terren për protestën e së shtunës në Tiranë

Tirana do të jetë nën masa të shtuara sigurie ditën e shtunë, në kuadër të protestës së paralajmëruar. Rreth 1600 efektivë të Policisë së Shtetit do të angazhohen në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të tubimit.

Forcat e policisë do të jenë të shpërndara në pika të ndryshme të kryeqytetit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.