Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën një 32-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Për shkak të përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 32-vjeçar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.