Protestë para Ministrisë së Brendshme për ngjarjet në Zvërnec
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të diel përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë, në shenjë proteste pas incidenteve të ndodhura në Zvërnec gjatë kundërshtimit të projektit ndërtimor në zonë. Pjesëmarrësit në protestë kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe kanë kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse. Sipas tyre, banorët e Zvërnecit po mbrojnë pronat dhe mjedisin e zonës, të...
Autobusi përplaset dhe shpërthen në flakë, 8 viktima dhe dhjetëra të plag*sur
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë janë plagosur, pasi një autobus u aksidentua dhe më pas shpërtheu në flakë. Mes viktimave raportohet se është edhe një foshnjë 9 muajsh. Autobusi mësohet se transportonte 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit nga Izmiri në Antalia.
Dua Lipa martohet me Callum Turner në Londër
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me aktorin britanik Callum Turner në një ceremoni private të zhvilluar në Old Marylebone Town Hall, në Londër. Në dasmën e organizuar në mënyrë diskrete morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit. Në fotografitë e publikuara, Dua Lipa shfaqet elegante me një fustan...
Ksamil/ Hyri me skaf në zonën e notimit, bllokohet mjeti për 60 ditë dhe gjobitet pronari me 500 mijë lekë
Një mjet lundrues është bllokuar për 60 ditë në Ksamil, ndërsa pronari i tij është ndëshkuar me gjobë prej 500.000 lekësh, pasi skafi hyri në zonën e përcaktuar për notim, duke shkelur perimetrin e sigurisë të vendosur me tapa kufizuese. Sipas Policisë Kufitare, shkelja u konstatua gjatë kontrolleve në vijën bregdetare. Shërbimet policore i dhanë sinjal drejtuesit të mjetit për...
Reagon Rama per ngjarjen ne Zvernec: Përgëzoj Policinë e Shtetit për reagimin ndaj asaj bande muskujsh pa tru
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të shënuara një ditë më parë në zonën e Zvërnecit ku banorët që protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonë u dhunuan nga rojet e sigurisë të kompanisë private. Përmes një postimi në X Rama shprehet se nesër do të flasë për atë që e cilëson “një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë”,...
SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehurit e dosjes “Revanshi”, mes tyre vëllai i ish-deputetit socialist Eduart Ndreca
Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për pesë të pandehurit e dosjes “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burgim për personat e përfshirë në këtë procedim penal. Mes tyre është edhe Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit socialist Eduart Ndreca, për të cilin SPAK kërkoi 15 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij pritet të zbresë...
Shqipëria përballet me rrezikun e mungesës së ujit, studimet paralajmërojnë ulje të ndjeshme të prurjeve të lumenjve
Shqipëria mund të përballet me sfida serioze në menaxhimin e burimeve ujore gjatë dekadave të ardhshme, ndërsa ndryshimet klimatike pritet të ndikojnë ndjeshëm në prurjet e lumenjve dhe ekosistemet natyrore. Sipas studimeve të fundit, deri në vitin 2050 prurjet minimale të lumenjve si Vjosa dhe Shushica mund të reduktohen me më shumë se 30%. Ekspertët vlerësojnë se rritja e temperaturave,...
Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën
Një aksident rrugor është shënuar këtë mëngjes në autostradën Lushnje-Fier në dalje të rrethrrotullimit të kolonjës. Një mjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë përgjatë rrugës. Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një shtetase rreth 65 vjeçe ndërsa drejtuesja e mjetit nuk ka pasur probleme. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje...













