Sulmuesi i Egnatias, humb jetën në spital

Sulmuesi i Egnatias, humb jetën në spital

397
SHPËRNDAJE

Lajmi i Fundit/ Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena humb jetën në spital.Në minutën e 25 të ndeshjes, goleadori i kampionatit shqiptar, pa pasur kontakt me asnjë prej futbollistëve kundërshtarë, ra në fushë pa ndjenja.

 Futbollisti kishte pasur edhe më parë probleme me zemrën dhe besohet se u godit nga një atak kardiak.

Dwamena u diagnostikua me një sëmundje të zemrës në vitin 2017. Në janar 2020, ndërsa ishte në Levante UD, atij iu implantua një kardioverter-defibrillator (ICD) i implantueshëm përmes operacionit, i cili i mundësoi klubit të tij të monitoronte zemrën e tij gjatë ndeshjeve.  Në tetor 2020, ICD tregoi vlera që u konsideruan shumë të larta dhe klubi i tij në atë kohë, Vejle Boldklub , e tërhoqi atë nga aktivitetet e ekipit si rezultat.

S'KA KOMENTE