Ballina Sport Shqiperia kualifikohet per ne “EURO 2024”

Shqiperia kualifikohet per ne “EURO 2024”

Shqipëria ka marrë një barazim në transfertë ndaj Moldavisë me rezultatin 1-1.

Autori i golit për ne ka qenë Sokol Cikalleshi falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, në minutën e 25’. Taulant Seferi po tentonte me driblimet e tij të dërgonte topin brenda zonës, dhe është rrëzuar nga kundërshtari duke fituar kështu penallitnë.

Pjesa e parë ka qenë tepër intensive dhe me disa sekuenca agresiviteti nga të dyja skuadrat. Shqipëria ka mbyllur harkun e parë kohor me një paraqitje më të mirë se kundërshtari, duke qarkulluar shumë topin, por hapësirat nuk kanë qenë shumë të mundshme pasi moldavët janë vendosur mirë në mbrojtje.