Shqipëria mposht Çekinë me rezultatin 3-0! 

Shqipëria mposht Çekinë me rezultatin 3-0! 

66
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Republikës Çeke mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë fituan 3-0 ndaj kombëtares boheme duke hedhur një hap të sigurtë për praninë tonë në Euro 2024 në Gjermani.

Serinë e golave e hapi i zakonshmi Jasir Asani me një super goditje nga distanca në minutën e 9′. Pak para mbarimit të pjesës së parë lojtari i çekëve Chytil doli nga loja me karton të kuq pas dy të verdhave. Avantazhi numerik ia lehtësoi edhe më shumë punën kombëtares sonë në pjesën e dytë.

Në minutën e 51′ pas një kundërsulmi model, Seferi shfrytëzoi një top të Asanit duke dërguar topin në rrjetë për golin e dytë. Më pas në lojë u futën Muja dhe Daku. Në të 73-ën ishte sërish Seferi që shënoi me portën bosh kësaj here pas një topi të Dakut.

9 minuta më vonë Muja, pas një topi të Hysajt, hyri në zonë dhë shënoi poshtë këmbëve të portierit, por arbitri Makkelie anulloi gjithçka për pozicion të parregullt.

Kjo fitore na çon në kuotën e 13 pikëve duke mbajtur vendin në parë në grup, kur kemi ende dhe 2 ndeshje eleminatore për të luajtur. Do të na mjaftojë vetëm 1 pikë takimin e ardhshëm dhe jemi në Gjermani për Evropian.

S'KA KOMENTE