Mberrin ne Gjykaten Fier Elmir Tufa nje nga autoret e dyshuar te...

Mberrin ne Gjykaten Fier Elmir Tufa nje nga autoret e dyshuar te vrasjes se Shkelzen Kastratit

445
SHPËRNDAJE

Ka mberritur sot ne Gjykaten Fier nen masa te forta sigurie 31 vjecari Elmir Tufa , i shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në shkurt të vitit 2021.


Ai u arrestua pas nje operacioni te policise ne (2 nëntor) te ketij viti në Fushë-Krujë, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, si një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të Kastratit.

31- vjecari ishte ne kerkim prej me shume se dy vitesh pasi gjykata e Fierit i kishte caktuar masen e sigurise “ arrest me burg” pasi akuzohet se eshte bashkepunetor i ekzekutimit brenda makines te biznesmenit 42- vjecar.

Diten e sotme po zhvillohet kerkesa me objekt: “Verifikimi i kushteve te zbatimit te mases se sigurimit” ndaj shtetasit Elmir Tufa. Prokuror i çeshtjes eshte Dorian Tafili dhe gjyqtare Miranda Nakaj

Të dyshuar për këtë vrasje janë Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç. Prej tyre është arrestuar dhe denuar me 21 vite burg vetëm Albert Zaja

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në lagjen Sheq në Fier brenda makinës së tij.

Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip ‘Range Rover

S'KA KOMENTE