FIER-Ngjarjet ,arrestimet , procedimet penale ne 24 oret e fundit

FIER-Ngjarjet ,arrestimet , procedimet penale ne 24 oret e fundit

241
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Zh., 47 vjeç, banues në Fier, pasi nga verifikimet rezultoi se nuk kishte regjistruar biznesin në organet tatimore dhe se nuk kishte kasë fiskale.

Policia Rrugore e DVP Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. Q., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-A. Rr., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa targa dhe pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke kryer punime pa leje, në tokën e tij.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur 15 dhe 16 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë, një shtetas të mitur, 17 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Stacioni i Policisë Roskovec referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 25 vjeç, dhe vëllanë e tij 16 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një shtetas të mitur, 16 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në Divjakë dyshohet se shtetasi A. Q., 68 vjeç, është vetëplagosur me armë gjahu. Shtetasi A. Q. është në spital, për ndihmë mjeksore. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

S'KA KOMENTE